Mësues kosovarë dhe shqiptarë u mblodhën së bashku për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të më- suar më tepër mbi mësimdhënien e fëmijëve. Tashmë është viti i ka- tërt që mësues të shkollave 9- vje- çare të Komunës së Malishevës vijnë në Shqipëri të marrin pjesë në një trajnim mbi mësimdhënien ba- shkëkohore të fëmijëve. Ky trajnim zhvillohet me bekimin dhe mbështe- tjen e Kryepiskopit Anastas. Këta arsimtarë u japin mësim fëmijëve të shkollave 9-vjeçare të kësaj ko- mune, në të cilën Kisha Orthodho- kse Autoqefale e Shqipërisë çdo verë zhvillon kampe për fëmijët. Trajnimi u organizua nga Zyra Qe- ndrore e Fëmijëve me përgjegjës të tyre z. Nathan Hoppe.
Këtë vit trajnimi u zhvillua në dhjetor të 2011-tës, me temë “Hi- storia dhe kultura e Shqipërisë dhe përdorimi i saj në arsimin e përgjithshëm”. Në këtë trajnim merrnin pjesë 25 persona nga të cilët 18 ishin mësues nga Kosova dhe 7 nga Shqipëria. Mësuesit nga Shqipëria ishin pjesë e kampeve verore në Kosovë përgjatë verës. Trajnimi u zhvillua në formën e një vizite në vendet historike-kulturore
të Lushnjës, Beratit dhe Tiranës. Trajnuesi ishte zëvendësrektori i Universitetit të New York, Tiranë, dr. Kostantinos Giakoumis. Ditën e parë ai foli mbi përdorimin e hi- storisë dhe kulturës në arsimin e përgjithshëm. Të nesërmen pjesë- marrësit shkuan të vizitonin muze- un e Lushnjës. Kjo seancë u drejtua nga z. Joan Çunga, përfaqësues i Arkivit Kombëtar të Shtetit, i cili foli mbi “Ekspozitën e Kodikëve”.
Gjithashtu pjesëmarrësit shkuan të vizitonin Xhaminë e Bajezitit II,
Muzeun Etnografik, Kalanë e Beratit – Kishën e Shën Nikollës, Muzeun e Onufrit – Kishën e Shën Trinisë etj. Shpjegimet përgjatë këtyre vizitave u dhanë nga dr. Kostantinos Giakoumis, nga ciceronët dhe nga persona të tjerë kompetentë. Mësuesit shkuan për vizitë edhe në Arkivin e Shtetit. Gjatë këtij trajnimi nuk mungonte edhe puna në grup të cilën arsim- tarët e shfaqën edhe para kolegëve të tyre.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte më-
nyra e organizimit të ekskursione- ve. Ata kishin edhe një sesion të veçantë që të paraqisnin para njëri- tjetrit punën për sa u përket vizitave në terren. Në këtë mënyrë të gjithë mësuan nga njëri-tjetri shumë gjëra që nuk i dinin në lidhje me vendet e reja që vizituan. I gjithë trajnimi ishte një model konkret i asaj se çfarë mësuesit duhet të bënin me nxënësit e tyre sa herë që organizo- nin një ekskursion në mënyrë të tillë që ekskursionet të mos ishin thjesht argëtuese por edhe edukative.
Pjesëmarrësit kaluan një fund- javë mjaft të frytshme, duke mësuar gjëra të reja dhe të rëndësishme për profesionin e tyre, por edhe gëzuan me shoqërinë e njëri-tjetrit. Drejtori i njërës prej shkollave 9-vjeçare të komunës së Malishevës, z. Izet Shala, shprehu falënderimet e tij të përzemërta për organizmin e këtij trajnimi. Shumë falënderime u dha- në edhe nga mësuesit e tjerë, të cilët merrnin pjesë në një trajnim me tematikë të tillë për herë të parë. Pjesëmarrësit u larguan me shpre-sën se do të takohen së shpejti në trajnime dhe aktivitete të tjera.
Ana Meni