Traditë popullore
Ditën e premte para Pashkës së Madhe dilnin fëmijët nëpër fshat e mblidhnin dru e në një kodër të fshatit bënin një stivë të madhe në krye të së cilës vendosnin një kafkë kashte që simbolizonte vdekjen. Këtë stivë e ndiznin natën e Pashkës së Madhe kur thuhej “Krishti u ngjall”.
Mbledhim dru për stivën
Për stivën e madhe,
Se po na vjen Pashka
Pashka jonë e madhe.
Pashka me ve të kuqe,
Të gjithë të çukasim
Edhe të thërrasim:
Krishti vnë u ngjall
Pashkët gëzuar.