Traditë e pasur e gdhendjes së ikonostaseve
në vendin tonë
Nëpër kishat orthodhokse,
ikonostasi, froni episkopal dhe
amvoni janë vepra arti, të cilat në
shumicën e rasteve janë gdhendur
ngamjeshtër anonimë. Ikonastaset
i kemi dy llojesh: prej druri ose prej
muri. Në ikonastas vendosen ikonat
e shenjta sipas një rregulli të cak-
tuar. Ikonat e ikonostasit i ndajmë
në të mëdha dhe të vogla. Në ven
dosjen e ikonave të mëdha ndiqet
ky rregull: gjithmonë në qendër të
ikonostasit vihen ikona e Krishtit
dhe e Shën Marisë me Krishtin ndër
duar. Në krah tyre vendosen Joan
Pagëzori nga njëra anë dhe Ikona e
Shenjtit të Kishës nga ana tjetër. Mbi
dyert e veriut dhe të jugut vendosen
Kryeëngjëjt Mihail dhe Gabriel.
Ikonat e vogla që vendosen në
pjesën e sipërme të ikonostasit janë
me tematikë nga të kremtet
kryesore të Krishtit dhe Shën
Marisë. Në qendër të ikonostasit
vendoset kryqi, mbi të cilin është
pikturuar Krishti i kryqëzuar.
Zakonisht, ikonostaset i lyenin me
bojë ari. Disa nga ikonostaset me
vlera të mëdha artistike që i kanë
rezistuar kohës janë: ai i katedrales
së Shën Marisë në Berat, i kishës së
Shën Marisë në Leusë të Përmetit,
ai i kishës së Shën Gjergjit në Fier,
kishës së Shën Kollit në Voskopojë
etj. Nëpër kishat e vjetra të Shqipë-
risë ruhen rreth 50 ikonostase të gdhe-
ndura nga duart e arta të mjeshtra-
ve vendas. Nga mbishkrimet ato da-
tojnë ndërmjet shekujve të XVIII-XIX.
Nga mjeshtrit e gdhendjes së
ikonostaseve mund të veçonim:
Usta Naumin nga Lavdari i Oparit,
i cili në vitin 1849 ka punuar ikono-
stasin e kishës “Fjetja e Shën Ma-
risë” në Berat, Andon Korfuziotin,
që ka gdhendur në vitin 1758 iko-
nostasin e kishës së Shën Kollit në
Voskopojë, KostëTumi Meçovitin,
i cili në vitin 1805 ka punuar iko-
nostasin e kishës së Shën Marisë
në Labovë të Kryqit, gdhendësin
Mitro Fandi, i cili më 1842 ka
punuar ikonostasin e kishës së
Shën Mëhillit në Gjirokastër.
(Vijon në faqen 10)
Traditë e pasur e gdhendjes së ikonostaseve në vendin tonë
Në Kodikun e Mitropolisë së
Korçës dhe Selasforit gjejmë emrin
e Usta Dhimitrit, i cili në vitin 1725
ka gdhendur me mjeshtëri ikono-
stasin e kishës “Burimi Jetëdhënës”.
Daita e Andon Qerqiriotit ka
gdhendur amvonin dhe fronin
episkopal të kishës së Shën Kollit
në Voskopojë më 1758. Duhetthe-
ksuar se disa nga mjeshtrat e gdhe-
ndjes së drurit kanë preferuar të
mbeten anonimë. Kjo vërtetohet nga
disa ikonostase, të cilët kanë të
shënuar vetëm datën e punimit dhe
jo emrin e gdhendësit, si p.sh. iko-
nostasi i kishës së Shën Kollit në
Krutjen e Sipërme, i punuar në vitin
1821, ikonostasi i kishës së Shën
Kollit në Vanaj më 1811 etj. la vlen
të përmendim se disa ikonostase
janë punuar me torno, mund të ve-
çonim atë të kishës së Shën
Marisë në Elbasan.
Sipas teologut dhe historianit
Thedfan Popa ikonostasin e kësaj
kishe e ka punuar mjeshtër Filipi
nga Reka e Dibrës. Në mbishkrimin
që gjendet mbi derën e bukur
shkruhet:
“Ky tempull u gdhend dhe u
tornua në vitin 1859, në kohën e
peshkopatit Joaniqit dhe kur ishte
epitrop Dhimitër Andre Kazanxhiu
dhe Kostandin Andoni. U varakos
më 1868 në vitet e peshkopatit të
gjithhirshmit, Shenjtit të Durrësit
Z.Z. Visarion dhe kur ishin epitropë
Z.Z. Kostandin Papajani, Jani
Xhufka dhe Kostandin Simoni me
dëshirën e devotshme të të gjithë
të krishterëve krishtdashës të
kalasë. Dora e Josifit 1868 në
muajin dhjetor ditë 21”.
A.Ll.