EmailFacebookKontakt

Tradita e kultit të Shtatë Shenjtorëve në Shqipëri

Dr. Kostas Nihoritis
Universiteti i Selanikut
Tradita e kultit të Shtatë Shenjtorëve në Shqipëri

“Shtatë Shenjtorët” quhen
shenjtorët Kiril, Metod dhe nxënësit
e tyre Gorazdi, Klimi, Naumi,
Angjelari dhe Sava.
Në Shqipëri, dhe konkretisht në
Berat, në një kohë që nuk jemi në
gjendje ta përcaktojmë me saktësi,
u krijua tradita e kultit ndaj figurave
të shenjtorëve Gorazd dhe Angje-
lari. Për këta shenjtorë, burimet
dokumentare kishtare janë të pakta.
I përmend vetëm Teofilakti, në
jetëshkrimin e shenjtorit Klement të
Ohrit. Angjelari, së bashku me Nau-
min dhe Klimin, shkuan në Bui Igari,
ku edhe mbylli sytë pas mundimeve
dhe ndjekjeve të klerikëve frëngj dhe
të ushtarëve gjermanë. Gorazdin, i
cili vazhdoi veprën e mësuesve të
vet, e shohim të luftojë bashkë me
Klimin kundër ithtarëve frëngj të
Filioque-s. Gorazdin e përmend
edhe biografi i shën Metodit, me
fjalët: “Ahere u tregoi njërin prej
nxënësve të tij më të shquar, të
quajtur Gorazd, dhe tha: Ky është
bashkëpatrioti juaj, njeri ilirë dhe
njohës i mirë i letrave latine, i besimit
orthodhoks”. Veprimtarinë e tij të

mëtejshme nuk mundemi ta
ndjekim. Lidhur me këtë çështje ka
dy versione. I pari, thotë se vazhdoi
të punojë në Poloninë jugore, ku
edhe nderohet kujtimi i tij më 17
korrik. I dyti, thotë se ai e vazhdoi
veprimtarinë në Berat të Shqipë-
risë. Historiani rus thotë se në Berat
ekzistonte një manastir që mbante
emrin e tij. Në katedralen e Shën
Marisë së Beratit ndodhet një kuti
me lipsana, e cila dëshmon për
ruajtjen e lipsaneve të shenjta të
Shtatë Shenjtorëve, në radhë të parë
të Gorazdit dhe të Angjelit.
Kjo traditë mbështetet edhe nga
ikona të një periudhe më të vonë,
në të cilat pasqyrohet Fjetja e këtyre
dy shenjtorëve.
Dëshmitë e mësipërme konfir-
mohen edhe nga një Akoluthi e
shkruar në greqisht për nder të
Shtatë Shenjtorëve, nga titulli i së
cilës mësojmë se u shtyp nën kuj-
desin dhe me shpenzimet e zotë-
rinjve Andrea Papa, Joan Papa dhe
bijve të tij, Nikollës dhe Anastasit,
për shpëtim të shpirtit të tyre. Nga
kjo Akoluthi ruhet vetëm një kopje,
e shtypur në Venedik, por që s’ka
vitbotimi….
.. .Në Akoluthi bëhet fjalë për
kultin dhe nderimin e Angjelarit dhe
Gorazdit në zonën e Beratit. Pasi e
shqyrtuam nga afër edhe ne këtë
çështje, arritëm në përfundimin e
mëposhtëm: Ekziston një version,
që e daton kultin e Shenjtorëve Go­
razd dhe Angjelari aty nga mesi a
fundi i shekullit të pesëmbëdhjetë.
Gjatë kësaj periudhe, për arsye
sigurie, lipsanat e Shtatë Shenjtorëve
u zhvendosën nga Ballshi i sotëm
në Berat dhe pikërisht në Kishën e
Shën Marisë në kala.
Akoluthia bën fjalë shpesh për
lipsanat e tyre të shenjta: “Grumbulli
me lipsanat e Shtatë Shenjtorëve
burim jetëdhënës për besimtarët…”.
(vijon nëfaqen 10)

Tradita e kultit të Shtatë Shenjtorëve në Shqipëri
Masa e besimtarëve i shpalli
mbrojtës të qytetit. Kështu, pra, u
hartua edhe Akoluthia për nder të
shenjtorëve, që mban datën 26
nëntor. Kjo datë u vendos ngaqë
është ndoshta dhe dita e
transportimit të lipsanave të shenjta,
ose nën ndikimin e datës kur festohet
shën Klimi i Ohrit (njëzet e pesë
nëntor).
Do të desha të ndalem në disa
fragmente të kësaj vepre, duke zënë
fill nga prologu i botuesit: “Nikolla
Papa për të mirën e vendlindjes –
Kjo është një dhuratë që e hijeshon
vendlindjen tonë, të dashur bashkë-
qytetarë…”.
Vendlindja e Nikollës është Bera­
ti, që quhej ndryshe edhe Velegradhi.
Kjo gjë duket nga përmbajtja e
Akoluthisë, ku emri i Beratit përme-
ndet shpesh: “…Mbrojtësit e Bera­
tit, ……Zulma e Beratit,…………..Gë-
zohu më Zotin, qytet i Beratit” etj.
Lidhur me himnografin e kësaj
vepre, Mihalin nuk kemi të dhëna,
por dy pasazhe të veprës na bindin
se edhe ai e ka origjinën nga Berati.
Akoluthia duhet të jetë shkruar
disa shekuj më parë dhe kjo duket
edhe nga shënimi i botuesit në para-
thënie, ku bëhet fjalë për “dorë-
shkrime të vjetra të origjinalit”. E
njëjta gjë lihet të kuptohet edhe në
një pasazh tjetër; “Gëzohuni, o
mbrojtës të pamposhtur të Beratit,
ju që pretë rrënjët e së keqes dhe u
bëtë pengesë për planet e barbarë-
ve…”.
Eshtë shfaqur edhe mendimi për
një lidhje apo paralelizëm dhe anta-
gonizëm të mundshëm të Akoluthisë
së Beratit me botime të ngjashme të
shekullit XVIII në Voskopojë, ku
Grigor Konstandinidhi shkruan dhe
boton Akothulinë për Shtatë She-
njtorët. I njëjti autor boton edhe
Akoluthinë për Shenjtorët Klim dhe
Naum të Ohrit (1740-1742).
Akoluthia e Beratit ka më tepër
vlerë historike dhe jo aq filologjike,
sepse përbën një dëshmi për përha-
pjen e kultit të Shtatë Shenjtorëve
në territorin ballkanik, në një periu-
dhë skllavërie… Ne mendojmë se
nuk duhet të jetë diçka e rastësishme
fakti që, në rrethana pushtimi,
shkruhen vepra të tilla, të cilat sjellin
më afër njëri-tjetrit popujt e Ballka-
nit. Po ta shohim Akoluthinë nga kjo
anë, duket se ka vlerë të madhe. Aq
më tepër që nëpërmjet traditës së
atyshme mund të gjurmojmë buri-
me më të vjetra për shenjtorët Gorazd,
Angjelar dhe Sava ndër ato vise,
sepse dihet që burimet e asaj tradite
arrijnë deri në shekullin e nëntë.
Në vazhdim do të desha të nda­
lem edhe në traditën e nderimit dhe
të kultit të Savës, një nxënësi tjetër
të shenjtorëve Kiril e Metod. Edhe ky
pati të njëjtin fat me Gorazdin dhe
Angjelin. Emri i tij përmendet në të
gjitha burimet që cituam më lart…
Në Akoluthinë e Shtatë Shenjto-
rëve të Beratit gjejmë edhe një jetë-
shkrim të shkurtër me titullin e më-
poshtëm: 26 nëntor. Dita që nderoj-
më kujtimin e shenjtorëve Ciril,
Metod, Gorazd, Angjelar, klement,
Naum dhe Sava. Ky jetëshkrim i
përket njërit prej tyre, domethënë
Shën Savës…
Në Akoluthinë e Shtatë Shenjto-
rëve të koleksionit të Arvanitidhit,
ndodhet i bashkëlidhur dhe një dorë-
shkrim, që përmban një Kanon pa-
raklitik për shenjtin Naum. Dorë-
shkrimi s’është botuar dhe as ko-
mentuar deri më sot dhe ka interes
të shumanshëm.
Kompozitor i Kanonit është arki-
mandriti i Kishës së madhe, Josifi,
i cili shërbeu si drejtor i shkollës së
Shën Triadhës. Që aty, Josifi shkoi
në Korçë, ku shërbeu si drejtor
shkolle deri më 1817, kur u nda nga
kjo botë. Gjatë qëndrimit aty, me
ndihmën e nipit të vet, peshkopit të
Korçës (1796-1817) Joasafit, ko-
mpozoi Kanonin e Shën Naumit.
Kulti dhe nderimi i shenjtorit i ka-
përceu kufijtë e Ohridës, siç na e thotë
himnografi: “Dheu i Ohridhës ngazë-
llehet dhe ndjen f i rrahë zemra, po
kështu Berati, bashkë me të edhe Kor-
ça e Pelagonia, sa herë të kujtojnë ty
dhe sa herë përulen para varrit tënd,
Naum. – Mbrojtës i Shqipërisë gjithë,
je o Naum – Voskopoja, Korça dhe
Ohrida nderojnë kujtimin tënd.
.. .Nga sa thamë më lart, në
mënyrë të përmbledhur, mund të
arrijmë në këto përfundime: Tekstet
e Ohridës, të Voskopojës, të Beratit
dhe të Korçës, që u shkruan për Shenj-
torët Kiril e Metod dhe nxënësit e
tyre, janë produkt i Orthodhoksisë
Ballkanike. Këto tekste i përkasin një
tradite orthodhokse ballkanike,
ndikoheshin prej burimesh sllave
dhe u drejtoheshin më së shumti be-
simtarëve të episkopatës së Ohri-
dës, të cilët u takonin grupeve të
ndryshme etnike.
Sot, kur popujt e Ballkanit kër-
kojnë pika të përbashkëta referimi
dhe bashkimi, kulti dhe nderimi i
Shtatë Shenjtorëve do të mund t’i
shërbente këtij qëllimi. Me veprën e
tyre ata i kaluan caqet e ngushta të
shteteve të sotme, sepse iu për-
kushtuan veprës çliruese të Krishtit
të Gjithëfuqishëm.
Material! u mbajt në Simpoz.iumin
“2000 vjet Krishterim në Shqipëri”