Veniamini me mëshirë të Perëndisë, Kryepiskop i Konstandinopojës, i Romës së Re dhe Patrik Ekumenik
Kisha ka për detyrë të sajë të kujdesohet për drejtimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve kishtare dhe, duke patur parasysh të drejtën e qetër të krijimit apo të suprimimit të dioqezave, sipas nevojave të çdo kohe, të rregullojë pjesërisht apo dhe tërësisht qënien dhe qeverisjen e tyre.
Meqënëse edhe në këtë rast, në mbledhjen e tanishme të Sinodit u pa se një pjesë e Mitropolisë fort të shenjtë të Dhrinopojës – Gjirokastrës, pas shpalljes në kohët e fundit të pavarësisë së mbretërisë shqiptare, përfshihet në teritorin e saj, u gjykua se është më e dobishme dhe më e përshtatshme me gjendjen e tanishme dhe nevojat e pjesës në fjalë, të shkëputet kjo nga pjesa tjetër e dioqezës së shenjtë të lartpërmendur dhe të nderohet e të ngrihet në dioqezë kishëtare me vete, sot për sot nën vartësi dhe drejtimin nga Froni ynë i Tërëshenjtë patriarkal, Apostolik dhe ekumenik dhe që në të ardhmen të bëjë pjesë edhe kjo në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që po formohet.
[Ky dokument i Patrikanës Ekumenike botohet për herë të parë në vendin tonë. Ai shprehet qartë për autoqefalinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe hedh poshtë nga pikëpamja kanonike çdo pretendim që mund të kenë qarqe ose individë të caktuar brenda ose jashtë vendit, për përkatësinë e dioqezave dhe mitropolive të saj, pra të autoqefalitetit dhe sovranitetit të saj kishtar.]
Modestia jonë, duke gjykuar bashkë dhe me mitropolitët tanë të hirshëm, vëllezërit tanë të dashur e bashkëmeshtarë më shpirtin e shenjtë, vendosën dhe caktuan sinodikisht që: pjesa e Mitropolisë së tërëshenjtë të Dhrinopojës – Gjirokastër, që ndodhet në Mbretërinë e perëndishpëtuar të Shqipërisë, të jetë që tani e tutje dioqezë kishëtare me vete, me nderimin dhe vlerësimin e një aspirate dhe me emrin “Episkopatë e hirshme e Gjirokastrës” dhe kryeprifti i vendosur në të me zgjedhje kanonike të emërohet: “Episkop i hirshëm i Gjirokastrës” duke gëzuar të gjitha të drejtat që u takojnë kryepriftërinjve në aktivitet.
Prandaj, si dëshmi dhe vërtetim dhe si konfirmim të qëndrueshëm të atyre që gjykuan dhe vendosën kishëtarisht, u bë dhe ky Tomi ynë patriarkal e Sinodik, i regjistruar dhe i nënshkruar në Kodikun e Kishës tonë të madhe e të shenjtë të Krishtit.
Në vitin shpëtimtar 1937, muaji mars (30), periudhë e V-të Patriku i Konstandinopojës vërteton Maksimi i Kalqidonës, Joaqim i Dherkonit, Polikarpi i Prusës, Thomai i Prinqiponisës, Gjermanoi i Sardës, Gjenadi i Iliopojës dhe Thirës, Leonti i Theodoropojës, Konstandini i Irinopojës, Meleti i Kristopojës, Doroteu i Laodiqisë, Gjermanoi i Enit.