Qëndrime të pajustifikuara kundër Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
TJETËRSIMIPALEJUESHËM
IHISTORISË
Intervistë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës,
Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë,
prof. dr. Anastasit
Lexoni në faqen 6-7
Qëndrime të pajustifikuara kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
TJETËRSIMIPALEJUESHËMIHISTORISË
Intervistë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë,
prof. dr. Anastasit
Gazetari i Ngjalljes: Z. Arben Puto në librin e tij që ka dalë në qarkullim kohët e fundit, (“Lufta Italo-Greke, diktatorë dhe ku- islingë” Botimet Toena, 2011), midis të tjerave në fq. 292-3 thotë: “Mbetet gjithnjë i paprekshëm parimi se autoqefalia e Kishës Shqiptare nuk pajtohet me vënien në krye të një kleriku të huaj… Për pasojë, në kushtet aktuale Kisha Ortodokse Shqiptare e ka humbur autoqefalinë. Kjo çështje ka tërhequr edhe vë- mendjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, siç del nga kabllogramet e publikuara nga organizata Wikileaks”. Ambasadori Withers ka shprehur rezerva për pjesëmarrjen e kishës në çështjen e zhvarrimeve dhe thotë: “Kisha Ortodokse në këtë rast rezulton të jetë më shumë një zyrë e qeverisë së Athinës në Shqipëri sesa një kishë autoqefale, sepse nuk ka ndonjë lidhje të funksioneve të kishës me varrezat ushtarake të një shteti” dhe më tej: “Peshkopi Janullatos rezulton kështu të jetë një zyrtar i Karamanlisit, me të cilin është kon- sultuar në lidhje me çështjen e varrezave”
Kryepiskopi Anastas: Këtë frazë, ambasadori Withers nuk e ka thënë kurrë. Nuk ek- ziston në tekstin në origjinal të kabllogramit me nr. kod. 06, Tirana 662 të datës 21 qershor 2006, të cilin e publikoi organizata “Wikileaks”. Duke i hedhur një sy kritik tekstit, që i re- ferohet z. Arben Puto (Gazeta Shqip, 6 shtator 2011), konstatohet lehtë se teksti që para- shtron z. Puto, në thonjëza, është bashkim i qëllimshëm i dy fjalive të shkëputura nga një koment fyes, bërë nga një gazetar. Përveç kë- saj, ishte e pamundur për ambasadorin ameri- kan z. Withers të formulonte një mendim të tillë, sepse në vitin 2006 kur u shkrua ky kab- llogram që referohet në libër, z. Withers nuk kishte ardhur ende në Shqipëri. Kabllogrami nënshkruhet nga ambasadorja znj. Marcy Ries.
Për më tepër që as nuk ekziston një frazë e tillë në origjinalin në anglisht të tekstit të publikuar nga Wikileaks. Historiani z. Puto, për të fyer ashpër Kishën Orthodhokse dhe Kryepiskopin e saj, i bashkëngjit me keqda- shje librittë tij dy fjali shpifëse të një gazetari shqiptar, i mbështjell me mantelin e Amba- sadës Amerikane dhe i paraqet në thonjëza,
si fjali dhe mendim të një ambasadori ame- rikan. Sigurisht, një gjë e tillë nuk quhet “histori” por tjetërsim i historisë me qëllim diskreditues.
Gazetari: A mund të na sqaroni diçka për pikëpamjen e z. Puto se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë e ka humbur taniAutoqefalinë e saj?
Kryepiskopi: Është shumë e qartë, se për shkak të mungesës së dijeve teologjike e në veçanti të atyre nomokanonike, por edhe ngaqë nuk bën pjesë në Kishën Orthodhokse, autori në fjalë nuk e njeh faktin se Autoqefalia në Traditën Orthodhokse nuk varet nga shtetësia e Primatit të saj. Autoqefalia e Ki- shës Orthodhokse të Shqipërisë njihet, pa as ngurrimin më të vogël, që nga viti 1992, nga të gjitha Kishat Orthodhokse pa përjashtim, në mbarë globin. Gjithashtu emri i Primatit të saj përmendet nga të gjithë Patriarkët dhe Kryepiskopët-Kryetarë të Kishave Autoqefale Orthodhokse në mbarë botën, çdo të diel e të kremte, kur këta meshojnë. Fakti se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë është Autoqefale njihet edhe prej Kishave të krishtera dhe orga- nizmave ndërkombëtarë ndër të krishterë.
“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë-
risë”, me Kryepiskopin konkret aktual është njohur si person juridik nga gjykatat shqiptare dhe ligji nr. 10057 i datës 22.1.2009. Të bën përshtypje fakti se këtë përpiqet ta injo- rojë një historian. Fatmirësisht qindra mijërat orthodhoksët e Shqipërisë e dinë shumë mirë se Kisha e tyre pas shpërbërjes së saj nga regji- mi ateist, është përsëri Autoqefale që nga viti 1992, sipas Kanoneve të Shenjta.
Gazetari: Po përsa shkruan gazetari rreth marrëdhënieve tuaja me z. Karamanlis, cili është komenti juaj?
Kryepiskopi: Episkopi Andon Merdani, emri i të cilit përmendet në kabllogramin që botoi “Wikileaks” e siguroi Sinodin e Shenjtë se fjalët e tij u shtrembëruan. Kërkoi falje që nuk i përgënjeshtroi menjëherë ato që i atri- buohen se ka thënë në një takim personal pune me një nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kryepiskopatë në vitin 2006 (kur ishte ende prift). Ndërsa, sa i takon infor- macionit që vjen nga kabllogrami lidhur me pyetjen tuaj, ku edhe mbështetet komenti gazetaresk, se gjoja më 7 qershor 2006 i bëra një vizitë z. Karamanlis dhe diskutuam për varrezat etj., deklaroj me përgjegjësi se kjo është gënjeshtër. Më 7 qershor të vitit 2006,
ndodhesha në një udhëtim. Gjatë javëve që i kishin paraprirë zhurmës së madhe në lidhje me zhvarrimet, ndodhesha në London Derry të Irlandës, në mbledhjen e Komitetit Qendror të Konferencës së Kishave Evropiane, si zëvendëspresident i kësaj organizate.
Me këtë rast dua të them se me zotin Karamanlis jemi miq përpara se ai të bëhej kryeministër. Mos harroni faktin se përveç se Kryepiskop i Shqipërisë kam qenë për rreth 35 vjet profesor i Universitetit “Kapo- distria” të Athinës, jam anëtar nderi i Akade- misë së Athinës, President i Këshillit Botëror të Kishave, si rrjedhojë kemi edhe shumë çë- shtje të tjera për të diskutuar me persona pu- blikë në shumë vende, përfshirë Shqipërinë dhe Greqinë.
Fraza se Kryepiskopi Anastas është “një zyrtar i Karamanlisit”, jo vetëm që është e gënjeshtërt dhe keqdashëse, por edhe qe- sharake. Dhe me të drejtë të habit fakti se si një profesor universiteti, në epilogun e librit të tij historik, përdor sajesa të tilla për të dis- kredituar Kishën Orthodhokse dhe Kryepi- skopin e saj.
Gazetari: Po rreth atyre që thuhen për varrezat dhe pjesëmarrjen e Kishës në zhvarrime, çfarë do të thoshit?
Kryepiskopi: Kisha Orthodhokse Autoqe- fale e Shqipërisë nuk është marrë kurrë me zhvarrime, për të cilat është bërë një zhurmë aq e madhe. Fraza se “Kisha Ortodokse rezulton kështu të jetë më shumë një zyrë e Qeverisë së Athinës në Shqipëri sesa një Kishë Ortodokse…” tregon padije dhe te- ndencë dashakeqe. Bisedimet dhe drafti i parë i Marrëveshjes midis dy Qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Greqisë, në lidhje me varrezat e të rënëve në Luftën e Dytë Botërore, filluan në vitin 2002. Kjo ishte në vazhdim të “Marrë- veshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të Ndërsjellë” që nënshkruan të dy vendet në Tiranë (21.3.1996). Kisha jonë, për të lehtësuar të dyja qeveritë në rea- lizimin e marrëveshjes që ato kishin vendo- sur të nënshkruanin, ofroi truallin e mana- stirit të Shën Nikollës, pranë Këlcyrës, jo për “mauzole”, por për varreza. Diçka e tillë është e zakonshme për shumë shekuj në Shqipëri,
pra që varrezat orthodhokse të jenë të vendosura pranë kishave dhe manastireve.
Pozita e Kishës Orthodhokse në lidhje me të vdekurit, të çfarëdolloj etniciteti qofshin, është diçka e njohur: respekt i plotë. Veçanë- risht, për sa janë orthodhoksë, është një dety- rim të kenë mbi varr një kryq dhe të lexohet një lutje e veçantë përkujtimore, që quhet “trisai”. Bëhet fjalë për një detyrim fetar shumëshekullor.
Teoritë shpifëse mbi synimet politike, mbi planet e errëta, mbi caktimin e kufijve etj., për- doren nga disa qarqe nacionaliste që u pëlqen të krijojnë zhurmë dhe të kultivojnë dyshi- min e lig dhe armiqësinë midis popujve fqinjë. Dhe krejt e kundërta, përpjekja e Kishës Orthodhokse – e konkretisht dhimbja dhe përpjekja ime personale – është kultivi- mi i mirëkuptimit reciprok, respekti i ndërsjellë si edhe arritja e bashkëpuni- mit të sinqertë për bashkekzistencën paqësore dhe përparimin e përbashkët të popujve fqinjë të Ballkanit brenda kuadrit të Bashkimit Evropian.