EmailFacebookKontakt

Tiranë – Urime dhe vizita me rastin e Pashkës

Tiranë – Urime dhe vizita me
rastin e Pashkës
Edhe sivjet në Tiranë festimi i Pashkës
ishte madhështor, ku veçohen e Premtja e
Madhe, me daljen e epitafit në prani të mijëra
besimtarëve dhe Shërbesa e Ngjalljes në mes-
natën e të shtunës, kur Kryepiskopi i Tiranës
dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij
Anastasi, lexoi Mesazhin e Pashkës, drejtuar
gjithë besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë.
Por, Pashka në kryeqytet ka edhe të veçantën
e vizitave të urimit në Kryepikopatë.
Që një ditë më parë shtypi kishte bërë të

njohuar urimet zyrtare drejtuar orthodho-
ksëve të Shqipërisë nga Kryeministri Nano,
që. ni- urimin drejtuar Kryepiskopit Anastas,

ndër të të tjera theksonte se “Kryqëzimi i
Krishtit dhe Ringjallja e tij, përbën një thirrje
të zemrës drejt së ardhmes, prosperimi i së
cilës projektohet në mirëkuptimin e së sot-
mes. Festa e Pashkëve na fton të gjithëve të
respektojmë ata që kultivojnë virtytet e të
mirës, të paqes, të dashurisë e të mirëkupti-
mit mes njerëzve. Ajo është një rast i lumtur
adhurimi për atë që ngjalli besimin e njerëzve
me dashurinë, shpresën dhe paqen e përjet-
shme.”
Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike,
Prof. Dr. Sali Berisha, shprehej se “Besim-
tarëve ortodoksë, kudo që ndodhen, në Shqi-
përi apo diasporë, u uroj nga zemra “Gëzuar
për shumë vjet Pashkën’” Dita e Pashkës
është dita e shpresës së madhe, e besimit të
palëkundur tek Zoti. Kjo ditë na fton të gjithë
njerëzit ta duan dhe ta nderojnë më shumë
njëri-tjetrin. Ajo fton për paqe, harmoni dhe
vëllazërim ndërmjet njerëzve… Sot të gjithë
shqiptarët, pavarësisht nga besimi i tyre, do
ta festojnë dhe gëzojnë këtë ditë së bashku
me vëllezërit e tyre ortodoksë…”
Këto ndjenja dashurie e mbështetjeje, u
shprehën edhe në vizitat e shumta, të dielën
20 prill, në selinë e Kryepiskopatës së
Hirshme, për t’i uruar Fortlumturisë së Tij
Anastasit dhe, nëpërmjet tij, të gjithë
besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë
“Pashkë të gëzuara!” dhe suksese edhe në të
ardhmen në rrugën ringritjes së besimit në
vendin tonë.
Kështu, erdhën për të uruar kryetarët dhe
përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare,
Hirësia e Tij, Hafiz Sabri Koçi, Baba Reshat
Tij, Prof. Dr. Rexhep Mejdanit, cili shkëmbeu
me Kryepiskopin Anastas mesazhe reciproke
vlerësimi e urimi. Nga anëtarët e qeverisë
erdhën për të uruar Kryeministri Fatos
Nano, Ministrat Kastriot Islami, Ylli Bufi,
Thimjo Kondi, Gaqo Apostoli, Paskal Milo,
Leonard Solis, Arben Imami, Perikli Teta.
Nga partitë politike Sekretari i Përgjithshëm
i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, Kryetari
i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha,
Kryetari i i PBDNJ, Vasil Melo, Sekretari i
Aleancës Demokratike, Preç Zogaj, Kryetari
i Këshillit Kombëtar të PR, Sabri Godo. Nga
Pushteti lokal erdhën Kryetari i Bashkisë
Albert Brojka, Kryetarja e Keshillit të Rrethit
Hatixhe Këllezi etj. Nga trupi dipllomatik
erdhën Ambasadorja e SHBA, znj. Mariza
Lino, Ambasadori turk, z. Rifat Okçun, nga
ambasadat e Rumanisë, Bullgarisë, Jugoslla-
visë etj.
Gjithashtu, erdhën për të uruar edhe
shumë deputetë, intelektualë të njohur,
përfaqësues të shoqatave të ndryshme,
besimtarë etj.

Korresp. I “Ngjalljes”