TIRANE
Takim i Federatës Rinore Orthodhokse të Ballkanit VLORE
Rihapet kampi i Skrofotinës
N
ga 28 shtatori deri më 1 tetor, në
qendrën shpirtërore-arsimore “Tha-
vor”, në Tiranë, u organizua takimi i bor-
dit drejtues të Federatës Rinore Or
thodhokse të Ballkanit. Qëllimi ishte
që të bëhej vlerësimi i veprimtarive rinore
që u organizuan gjatë këtij viti dhe të disku-
tohej mbi ato që do të zhvillohen më 2008-n.
Gjatë vitit 2007 u organizuan aktivitete
të ndryshme si konferenca, trajnime mbi
katekizmin, pelegrinazhe në vende të
ndryshme fetare dhe turistike në rajonin
e Ballkanit, një kamp 15-ditor për të më-
suar mbi artin e ikonografisë etj.
Shumë të rinjve, që janë anëtarë të
Lidhjës sonë rinore Orthodhokse “Bij të
Dritës”, iu është dhënë mundësia që të
marrin pjesë në këto aktivitete. Dhe siç
shprehen ata, këto veprimtari kanë
ndihmuar që të forcojnë lidhjen midis të
rinjve të vendeve të ndryshme, edhe çka
është më e rëndësishme të njihen më mirë
me traditat fetare e kulturore.
Edhe viti 2008 do të jetë i mbushur me
aktivitete në gjithë rajonin eBallkanit, si:
– Pelegrinazh në vendet fetare dhe
kulturore të Jugut të Shqipërisë.
– Dita e librit, një veprimtari në të cilën
do të ekspozohen të gjitha botimet e
Kishave Orthodhokse në rang ballkanik.
Vendi organizator do të jetë Bullgaria.
– Rumania do të vazhdojë edhe më
2008 me organizimin e kampit të ikono-
grafisë, ku pjesëmarrësve në këtë aktivitet
do t’u jepet mundësia të mësojnë dhe të
zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në
këtë fushë-.
– Për të gjithë ata të rinj, të cilët kanë
dëshirë që të njohin më shumë mbi jetën
murgërore, do të organizohen vizita
dyjavore në disa prej manastireve më të
njohura në Greqi etj.
Takimi u mbyll me falënderimet e
përzemërta që iu drejtuan në radhë të parë
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë për mikpritjen e ngrohtë dhe veça-
nërishtFortlumutrisë sëTij, Kryepiskopit
Anastas.
M. Marini