EmailFacebookKontakt

Tiranë – Simpozium ndërkombëtar për Krishtërimin në Shqipëri

Tiranë – Simpozium ndërkombëtar
për Krishtërimin në Shqipëri
Në datat 16-19 nëntor, në Tiranë u mbajt
simpoziumi ndërkombëtar “Krishtërimi ndër
shqiptarë”, i oraganizuar nga Konferenca Ipeshkv-
nore e Kishës Katolike. Në të referuan studjues
shqiptarë dhe të huaj, të cilët dhanë mendimet e
tyre rreth historisë së Krishtërimit në Shqipëri dhe
perspektivat e tij në prag të mijëvjeçarit të ri
Në ditën e hapjes mori pjesë edhe Mitropoliti i
Korçës, Hirësia e Tij Joani, ndërsa në mbyllje, i sa-
pokthyer nga një veprimtari ndërkombëtare,
simpoziumin e ndoqi edhe Kryepiskopi, Prof. Dr.
Anastasi, i cili edhe përshëndeti. Ndër të tjera,
Fortlumturia e Tij tha, se ishte bekim dhe gëzim të
gjendem në këtë veprimtari me vëllëzërit e mij…
Eshtë shumë e rëndësishme tema, që na kujton, se
Krishtërimi erdhi në këto treva pak pas Krishtit.
Duke folur për përsekutimin e 50 vjetëve të
diktaturës, Kryepiskopi i quajti kishat e krishtera
të Shqipërisë, kisha të martirëve. Rrjedhojë e kësaj
është fuqia e madhë që ka sot Krishtërimi tek ne.
Gjithashtu, Kryepiskopi Anastas vuri në dukje, se
gjatë mijëvjeçarit të parë të Krishtërimit kemi qenë
një Kishë e vetme. Në mijëvjeçarin e dytë u ndamë.
Tani le të bashkëpunojmë, shpresojmë e të lutemi
që mijëvjeçari i tretë të na bashkojë.
Korresp i “Ngjalljes”