TIRANË
Shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët”
i jepen mjedise të reja bashkëkohore
– Nën kujdesin e Kryepiskopit Anastas u blenë dhe u pajisën me mjete bashkëkohore
ambientet në qendrën shpirtërore-arsimore “Thavor” –
Ishim në përfundim të vitit shko-
llor 2005-2006 dhe prindërit e nxë-
nësit ishin shumë të interesuar se
ku do të vazhdonte mësimi për kla-
sat e larta të shkollës “Protago-
nistët”. Fortlumturia e Tij Anastasi
sa herë që e pyesnim, me atë të
qeshurën e tij, që do të thotë shumë,
na thoshte: “Lutuni bijtë e mi”.
Dhe erdhi dita që na njoftuan nga
Kryepiskopata se duhet të shkonim
në qendrën e re shpirtërore-arsi-
more të sapoblerë. Ishte një mreku-
lli! Aty u takuam me Fortlumturinë,
me disa klerikë të Kishës sonë dhe
disa persona të tjerë. U bë një
shërbesë për bekimin e qendrës.
Nga ai moment e më pas vendi do
të quhej qendra “Thavor”.
Në oborrin e saj ndodhej dhe një
godinë njëkatëshe e sjellë nga
jashtë dhe, me hapësira të bollshme
dhe e pajisur me gjithçka të nevoj-
shme sipas nevojave bashkëkoho-
re, e cila u vu plotësisht në dispozi-
cion të shkollës sonë.
Sot në shkollën “ Protagonistët
2”, në qendrën “Thavor”, ka dy
klasa të katërta dhe një klasë të
pestë. Gjithsej 47 nxënës. Klasat
dhe mjediset janë të mëdha, me
dritë dhe të dekoruara këndshëm
nga mësueset tona. Edhe mensa
është me hapësira të bollshme dhe
kuzhinamoderne.
Kohët e fundit në shkollën tonë
filloi të funksionojë edhe një sallë
me kompjutera të rinj, dhuratë e
Kryepiskopit Anastas. Fëmijëtjanë
të lumturuar dhe vazhdimisht
urojnë me shpirt Fortlumturinë e Tij
që kujdeset kaq shumë për ta.
Gjithashtu, mjediset e gjelbëru-
ara i bëjnë nxënësit të ndihen të
gëzuar dhe të qetë, larg zhurmave
dhe smogut të Tiranës.
Përpara shkollës është në mba-
rim një fushë basketbolli me mjedi
se çlodhëse rreth saj. Shpejt do të
fillojë të ndërtohet dhe palestra për
zhvillimin e orës së edukimit fizik
në kohë të keqe. Na mbetet dhe
shumë për të bërë, por gjithmonë
kujtojmë fjalët e Fortlulumtursë:
“Nëse Perëndia është me ne, kush
do të jetë kundër nesh”.
Tatjana Dodbiba
Nëndrejtore e shkollës
9-vjeçare shqiptaro-amerikane
“ Protagonistët”