EmailFacebookKontakt

Tiranë – Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në prag të përurimit

Tiranë
Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”
në prag të përurimit
– Janë kompletuar me pajisje moderne shumica e laboratorëve dhe është përzgjedhur personeli –
c
Ndër përkujdesjet parësore
të Kryepiskopit Anastas kanë
qenë gjithmonë çështjet sociale,
e veçanërisht ato që kanë të
bëjnë me ruajtjen e shëndetit.
Kjo veprimtari ka ecur si në
drejtim të hapjes së klinikave
shëndetësore në disa rrethe të
vendit, ashtu edhe dhurimet
për spitale të ndryshme, si-
domos në periudhat e krizave
që kaluam. Kështu, në Tiranë
mund të veçohet kontributi i
Klinikës “Shën Lluka”, e cila
funksionoi nga viti 1995 deri në
flllim të këtij viti. Për vetë si-
tuatat, ajo u shërbeu falas me
vizita e medikamente mijëra e
mijëra pacientëve, pa asnjë da-
llim besimi. Ndërkohë, krahas
saj filloi edhe ndërtimi i një
klinike të madhe e moderne, të
denjë për kryeqytetin e para­
metral evropianë.
Tashmë, Qendra Diagno-
stikuese “Ungjillëzimi i
Hyjlindëses” po i afrohet
përurimit. E nisur mes vë-
shtirësive (nuk u dha truall, të
cilin Kisha u detyrua ta blejë,
ndërkohë që të tjerë i merrnin
godinat falas…), tashmë ajo
ngrihet e bukur dhe imponue-
se, sa është e pamundur t’i
kalosh pranë pa u ndalur e so-
ditur. Me një arkitekturë
moderne, ajo do të ketë ba-
shkëkohore edhe aparaturat e
shërbimet dhe do të funksio-
nojë si fondacion pa qëllim
fitimi.
Shërbimet e pajisjet
Qendra do të jetë e ko­
mpletuar me një llojshmeri të
madhe laboratorësh dhe do të
ofrojë diagnostikime e shë-
rbime të shumëllojshme.
Kështu, do të ketë labo-
ratorë për ekzaminime mi-
krobiologjike, cito-patologjike,
baktereologjike, citologjike,
radiografi, mamograf. Për
neurologjinë do të ketë ele-
ktroencefalograf, elektro-
miograf etj.
Për kardiologjinë do të ketë
Echo dopier të zemrës e arte-
Në fotot: Pamje nga laboratorët e mjediset e klinikës
rieve, EKG, Holder të ritmit
dhe të tensionit, kontroll në
biçikletë etj. Për Gastro-
enterologjinë do të ketë
fibroskopi, gastroskopi etj. Do
të jetë shërbi i fizioterapisë, i
pajisur me të gjitha gjërat e
nevojshme, si veglat e ushtri-
meve, hidromasazh, lazer, ul­
traviolet, terapi me nxehtësi etj
Gjithashtu, do të ofrohet
edhe shërbimi i Echo-s
abdominale, do të bëhen ndë-
rhyrje të vogla kirurgjikale me
anestezi lokale, do të ketë den­
tist e labrator dentar, shërbim
otorinolaringolog, okulist,
patologji, pediatri, nefrologji,
endokrinologji, reumatizmat,
neurokirurgji, nevrologji, ka-
rdiologji, gastrointerologji,
gjinekologji etj., si dhe pritet që
të ketë edhe Skaner.
Në klinikë do të ketë edhe
shërbim farmaceutik, sallë për
konferenca, bibliotekë, site
ngrohje, dhoma për mikpritjen
e doktorëve që do të vijnë nga
jashtë etj. E gjithë godina ka
sipërfaqe shërbimi 1724 m2 në
të 6 katet e saj. Shërbimi do të
jetë i përditshëm, nga ora 8;00
deri në 20;00.
Personeli që është
përzgjedhur
Eshtë synuar që të pë-
rzgjidhet personel sa më i
kualifikuar dhe me reputacion,
ku bien në sy emrat e shumë
mjekëve me tituj e mjaft të
njohur për pacientët e vendit
tonë, si Akademik Prof.Dr. Josif
Adhami, Prof. Dr. Anesti
Kondili, Dekan i Fakultetit të
Mjekësisë, As. Prof. Dr. Robert
Andoni, shef i Katedrës së
Baktereologjisë, As. Prof. Eli
Foto, pediatre dhe nëndrejtore
e Qendrës Spitalore; As Prof.
Alketa Koroshi, Shef i pavionit
të Nefrologjisë, Prof. Dr. Thoma
Kristo, kardio-pediatër; As.
Prof. Gjergj Theodhosi, gji-
nekolog; As. Prof. Anesti Boçka,
otorinolaringolog dhe shumë
mjekë të tjerë të njohur.
Gjithashtu, do të vijnë për
periudha kohore të caktuara
edhe mjekë të huaj me ku-
alifikim mjaft të lartë, për
bashkëpunim me personelin e
Qendrës etj.
Në fund, me bindjen se do
shkruajmë mjaft edhe në të
ardhmen për këtë qendër –
dhuratë, që Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë i bën
Tiranës dhe gjithë vendit, nuk
mund të mos falenderojmë së-
rish nga zemra, në emër të të
gjithë besimtarëve e pacientë-
ve, të cilëve ajo do t’u shërbejë,
Fortlumturinë e Tij, Akademik
Prof. Dr. Anastasin. Qendra
Diagnostike është ide, ëndërr,
këmbëngulje e ndjekje hap pas
hapi nga ana e Tij. Dhe është
po Kryepiskopi që siguroi fo-
ndet mjaf të mëdha që u deshën
për realizimin e saj, duke iu
drejtuar miqve të tij të shumtë
në të katër anët e globit. Ndaj,
duke pasur parasysh edhe
operacionin e vështirë dhe
fatmirësisht të suksesshëm në
sy që bëri kohët e fundit, i u-
rojmë që të ketë gjithmonë
shëndet, bekimin e Perëndisë
dhe frymëzimin e Shpirtit të
Shenjtë, për të çuar më tej
veprën e Tij të jashtëzakon-
shme në shërbim të Kishës
sonë, por edhe në të mirë të të
gjithë popullit shqiptar.
Korresp. i “Ngjalljes”