EmailFacebookKontakt

Tiranë: Pritja e Pashkëve u organizua për herë të parë në Selinë e re të Sinodit

TIRANË

Pritja e Pashkëve u organizua
për herë të parë në Selinë e re të Sinodit

Pritja e Pashkëve këtë vit ishte edhe më e veçantë. Për herë të parë u bë në selinë e re të Sinodit të Shenjtë, pjesë e kompleksit të Kate- drales “Ngjallja e Krishtit”. Bashkë me Fortlum- turinë e Tij Anastasin merrnin pjesë në pritje edhe anëtarë të Sinodit: Episkop Nikolla, Episkop Andoni, Episkop Nathanaili, Episkop Asti dhe klerikë të tjerë.

Kryeministri Sali Berisha, i cili erdhi i pari nga autoritetet e larta, i shoqëruar nga bashkë- shortja, u takua ngrohtësisht me Fortlumturinë e Tij Anastasin, duke i shprehur urimet për të gjithë Komunitetin Orthodhoks. Para se të largo- hej, ai u shpreh përpara mediave:

Ringjallja e Krishtit është dita e shenjtë e besimtarëve të krishterë ortodoksë, e be- simtarëve të krishterë në tërësi, por edhe e të gjithë besimtarëve të Zotit, që admirojnë, nderojnë përjetësinë, shpresën, besimin, të ardhmen. Është një rast i veçantë për mua, t’i shpreh edhe një herë Hirësisë së Tij, Krye- peshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare Janullatos, mirënjohjen më të thellë, nderi- min më të madh për punën e madhe që ka bërë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Shqip- tare dhe jo vetëm kaq, por për përkushtimin e tij të madh, për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët në këtë periudhë në të gjitha

aspektet. Është një nderim i madh për etërit e Kishës Autoqefale Shqiptare, të cilët me vendosmëri bënë që Kisha Autoqefale Shqip- tare të shndërrohet në tempullin Zotit dhe tempullin e atdhetarisë së shqiptarëve. Edhe njëherë gëzuar!

Dua të theksoj edhe një moment unik që përjetova, kur Nunci Apostolik i dorëzoi Hi- rësisë së Tij, Kryepeshkopit të Kishës Autoqe- fale Shqiptare Janullatos, mesazhin personal të Atit të Shenjtë, Papa Franceskut, si një akt madhor vlerësimi për punën e shkëlqyer që ka bërë Hirësia e Tij në krye të Kishës Auto- (vijon në faqen 8)

Pritja e Pashkëve u organizua
për herë të parë në Selinë e re të Sinodit

(vijon nga faqja 7) qefale Shqiptare, por edhe si nderim i ve- çantë për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, për të gjithë besimtarët e Zotit. Edhe njëherë, shqiptarëve kudo ku janë: Gëzuar Pashkët!

Për të uruar Kryepiskopin Anastas dhe gjithë besimtarët orthodhoksë erdhi edhe Kryetari i Partisë Socialiste, z. Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, si dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie z. Niko Peleshi. Pas vizitës ai dha për mediat një mesazh urimi për gjithë besimtarët ortodoksë, por edhe për popullin shqiptar: Ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithëve pa përjashtim, sepse Shqipëria është vendi ku të gjithë festojnë festat e të gjithëve dhe kjo është një pasuri e jashtëzakonshme që ne duhet ta çmojmë dhe ta kultivojmë për t’ua lënë brezave. Ndërkohë që sot, në këtë ditë kaq simbolike, është njëkohësisht dhe dita e duhur për t’u thënë të gjithëve kurajë, për t’u thënë të gjithëve forca, për t’u thënë të gjithëve gëzuar dhe ëndrrat e shpresat e secilit janë të mundura, sepse rilindja është e mundur.

Uruan edhe ministrat Halim Kosova e Visar Zhiti, kryebashkiaku Basha, kryetarë partish, rektorët Dhori Kule e Jorgaq Kaçani etj. Për të uruar erdhi edhe ambasadori i SHBA z. Arvizu dhe mjaft diplomatë të tjerë.

Urime të ngrohta, siç është në traditën e ba- shkëjetesës fetare në vendin tonë, përcollën

edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, ndërsa Nunci Apostolik në vendin tonë, Arqipeshkvi i dorëzoi Kryepiskopit Anastas një letër të Papa Franceskut I etj.

Gjithashtu, përfaqësues të Presidencës, i dorëzuan Kryepiskopit një mesazh urimi të Presidentit Nishani.