EmailFacebookKontakt

Tiranë – ndihma për Bashkinë

Tiranë – ndihma për Bashkinë
– Kryepiskopi Anastas ia dorëzon ato kryetarit Albert Brojka dhe premton per
ndihma të tjera në të ardhmen –
Në 21 prill, në Bashkinë
e Tiranës u zhvillua një cere-
moni sa e thjeshtë aq edhe e
ngrohtë. Fortlumturia e Tij,
Kryepiskopi Anastas, i do-
rëzoi Kryetarit, z. Albert Bro­
jka një kamion me afro 13 to-
në ndihma ushqimore, që do
përdoren kryesisht për të
ardhurit e Kosovës të stre-
huar në familjet e qytetarëve.
Kryetari i Bashkisë, z.
Brojka vuri në dukje për-
pjekjet me gjithë mjetet e
pakta, për të mbështetur të
ardhurit, duke vënë në pah
kontributin shumë të rëndë-
sishëm të organizatave ndë-
rkombëtare, komuniteteve
fetare, organizatave joqeve-
ritare etj. Ai falenderoi
Kryepiskopin Anastas për
ndihmën e pakursyer në këto
çaste të vështira dhe theksoi,
se mbështetja nga ana Kishës
Orthodhokse është edhe një
mbështetje morale. Zoti
Brojka e siguroi Fortlumtu-
rinë e Tij për transparencë të
plotë për shpërndarjen e
këtyre ndihmave dhe theksoi
se kjo ndihmë do të bëhej
publike dhe shembull për të
gjithë.
Fortlumturia e Tij, Krye-

episkopi Anastas, bëri një pa-
raqitje të ndihmës së dhënë
nga Kisha jonë dhe theksoi se
ajo drejtohej në dy drejtime
kryesore: në ngritjen e
kampeve për të strehuar të
ardhurit dhe në ndihmën për
rreth 6 mijë familje që stre-
hojnë shqiptarë nga Kosova.
Gjithashtu, ai foli edhe për
ndihmesën vullnetare të
besimtarëve në përgatitjen e
ndihmave të ardhura dhe
Takim në zyrën e Kryetarit të Bashkisë për dorëzimin e ndihmave

kujdesin që po tregohet për
nënat kosovare që kanë li-
ndur në Maternitetin e Tira-
nës etj.
Gjithashtu, nga Fortlu­
mturia e Tij u premtua nga,
që ndihma do të vazhdojë
edhe në të ardhmen dhe se do
kihet kujdes, brenda mundë-
sive edhe për të kontribuar për
nevojat e veçanta që mund të
paraqiten.
Korresp. i “Ngjalljes”