EmailFacebookKontakt

Tiranë – Mijëra besimtarë në Liturgjinë e kryer nga Kryepiskopi

Tiranë – Mijëra besimtarë në Liturgjinë e kryer nga Kryepiskopi
Kremtimi i Liturgjisë Hyjore
të kësaj të kremteje, në Kate-
dralen “Ungjillëzimi i Perëndi-
lindëses” në Tiranë, u krye nga
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi
i Tiranës, Durrësit dhe gjithë
Shqipërisë Anastasi.
Apostulli i kënduar në këtë
tregon se çfarë solli Shfaqja e
Zotit, e cila është edhe Epifania
Qendrore. Këndimet nga Ungji-
lli në shërbesat e Epifanisë tre-
gojnë pagëzimin e Zotit prej Jo-
anit në lumin Jordan, ku Jisui
e identifikon veten me mëkatarët.
Në përfundim të Liturgjisë u
zhvillua shërbesa e Ujit të Be-
kuar. Uji i rrethuar me lule dhe
qirinj qëndronte në mes të
Kishës, si përfaqësues i krijimit
fillestar të Perëndisë dhe për
lavdërimin e Perëndisë.
Pas këndimit të Apostullit u
tha Litania e madhe e veçantë.
Shpirti i Shenjtë erdhi mbi ujin
dhe mbi të gjithë ata që morën
pjesë në të dhe lutja madhësh-
tore e lavdërimit të Perëndisë
dëgjohej si brenda Kishës ashtu
dhe jashtë, ku njerëzit qëndro-
nin për mungesë vendi.
Ndërkohë që Fortlumturia e
Tij Kryepiskopi Anastas zhyti
Kryqin tri herë në ujë dhe me
të spërkati në të katër drej timet
e horizontit, dëgjohej të psalej
përlëshorja e festës.
Pastaj Kryepiskopi bekoi
popullin me ujin e shenjtëruar.
Besimtarët me radhë morën
bekimin duke u spërkatur me
ujin e bekuar dhe më pas ja-
shtë, në oborrin e Kishës
mbushnin shishe me ujë të
bekuar, të cilin Krishti e ka pre-
kur nëpërmjet Epifanisë së Tij
në mish për jetën e botës.
Julia Pjetri