Tiranë – Kremtohet emri i Kryepiskopit
Më 22 janar, në ditën që Kisha jonë kremton
Shën Anastas Persianin, në kishën e Ungji-
llëzimit, në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore
me rastin e ditës së emrit të Fortlumturisë
së Tij Anastasit. Liturgjia u bashkëkrye nga
Kryepiskopi Anastas, Hirësia e Tij Ignati dhe
mjaft klerikë të tjerë.
Në përfundim, në emër të Sinodit të Shenjtë
Kryepiskopin e përshëndeti Mitropoliti i
Beratit Imzot Ignati. Pastaj fjalën e mori Pro-
topresviter Jani Trebicka, që vuri në dukje
arritjet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë nën drejtimin e Fortlumturisë së Tij.
Pasdite, në mjediset e Kryepiskopatës be-
simtarë të shumtë erdhën për t’i uruar
Kryepiskopit Anastas jetë të gjatë dhe shëndet
dhe shumë vjet në krye të Kishës sonë, për të
mirën e Orthodhoksisë në Shqipëri.