EmailFacebookKontakt

Tiranë: Koncert për nder të Pashkëve

Kori i vajzave të Akademisë së Arteve, nën drejtimin e prof. Milto Vako (Artist i merituar), më datën 23, dha një koncert me rastin e ditës së Pashkës. Programi përmbante pjesën “Shenjt Perëndi” të Bortjanskit (me të cilën dhe u hap) dhe vazhdoi me shumë të tjera.

Koncerti u prit me shumë ngrohtësi dhe u vlerësua nga kritika. Po ky kor, më 21 maj do të marrë pjesë në Festivalin Evropian që do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Baza kryesore e repertorit të këtij kori do të jenë këngët kishtare orthodhokse.