EmailFacebookKontakt

Tiranë – Kisha Orthodhokse, vizita festive në burgun 325 – Vizitë që shpreh dashuri

Tiranë – Kisha Orthodhokse
vizita festive në burgun 325

Vizitë
që shpreh
dashuri

-Kryepiskopi mes të dënuarve-

Krishtlindja dhe Viti i Ri janë tashmë festa të të gjithëve, të varfë- rve dhe të pasurve, të gëzuarve dhe të hidhëruarve, të lirëve dhe të bur- gosurve. Është bekim i yeçantë të jesh në këtë kohë pranë të gjithëve, sidomos atyre që kanë nevojë për ngrohtësi, për besim dhe optimizëm.

Nuk është e para herë që Kisha jonë gjendet pranë njerëzve në nevojë, përmes veprimtarive të saj sociale. Mes veprimtarive të shu- mta sociale të saj janë edhe vizitat në burg. Instituti i Ekzekutimeve të Dënimeve Penale Nr. 325, në Tiranë, vazhdimisht ka pritur si vi- zitorë të saj përfaqësues të Kishës.

U bënë pothuajse 9 vjet që ka nisur bashkëpunimi me këtë In- stitut, ku Kisha Orthodhokse ka ndihmuar materialisht e shpirtërisht, duke bashkëpunuar me stafin dhe drejtorinë, bashkëpunim ky që ka qenë përherë dhe më i ngrohtë e rezultativ. Me bekimin e Kryepi- skopit Anastas dhe kontributin e tij, ky aktivitet dhe kjo ndihmë filloi dhe vazhdon të kontribuojë në ri- ngritjen shpirtërore të të burgosur- ve. Këtu kryejnë dënimin 80 gra dhe 160 burra.

Kisha Orthodhokse, në bash- këpunim me stafin drejtues të këtij instituti organizoi, tani edhe dy vizita festive me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Vizita e parë u krye në datë 14 dhjetor, ku u zhvilluan biseda të ngrohta, miqësore e shpir- tërore, si dhe iu ndanë edhe dhura- ta të gjithë të dënuarve, ndërsa ajo në datën 29 dhjetor ishte pak më e veçantë, sepse erdhi dhe i vizitoi vetë Kryepiskopi Anastas.

Atmosfera ishte shumë e gë- zueshme. Kjo vizitë, u prit akoma edhe më ngrohtë nga të dënuarit e të dy regjimeve, të cilët nuk lanë pa shprehur mirënjohjen e tyre drej- tuar Kishës dhe Kryepiskopit, që ka kontribuar me ndihmë materiale e shpirtërore. Grupi përfaqësues i Kishës përbëhej nga të rinj, gra vull-

netare, klerikë, si dhe nga kori i radios “Ngjallja”.

Drejtoresha e këtij Instituti, znj. Marinela Sota, falënderoi e shprehu mirënjohjen e saj, në emër të perso- nelit dhe të të gjithë të burgosurve për ndihmën e vazhdueshme dhe kujdesin e veçantë që Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka treguar ndaj tyre.

Kryepiskopi Anastas në për- shëndetjen e tij për të gjithë pjesë- marrësit, burra dhe gra, falënderoi të gjithë personelin për mundësinë e bashkëpunimit të të dy institucio- neve në ndihmën humanitare dhe edukative. Ai theksoi rëndësinë e kësaj vizite, si një vizitë dashamirë- sie, vizitë që shpreh dashuri, ashtu siç edhe bëhen vizitat tradicionale festive me rastin e festave tek njerë- zit që duam. Festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri tregojnë se ka shpresë dhe jeta duhet vlerësuar, duke the- ksuar se shpresa është për gjith-

secilin, për një zhvillim më të mirë në jetë dhe gjithmonë pranë Perë- ndisë, i Cili është edhe burimi i shpresës, dashurisë, gëzimit dhe mirësisë. Në përfundim Kryepiskopi inkurajoi të gjithë personal me liri të kufizuar, që në çdo çast të kujtojnë dashurinë e Perëndisë, që u shfaq me Jisu Krishtin, dashuri e cila i drejtohet të gjithë njerëzve, dhe të përpiqen që të përgatisin veten e tyre për një jetë më të mirë më vonë dhe plot bekime.

Në vazhdim, kori i të rinjve, duke ia shtuar edhe më tepër buku- rinë këtij aktiviteti, i përshëndeti pjesëmarrësit me këngë të larmish- me festive dhe popullore nga kra- hina të ndryshme të Shqipërisë. Në fund u bënë edhe fotografi me pje- sëmarrësit.

Vizita festive vazhdoi më tej edhe me një takim të veçantë me stafin e këtij Instituti, të cilëve iu dha edhe një dhuratë simbolike nga

Kryepiskopi Anastas, si mirënjohje për gatishmërinë e treguar në këtë bashkëpunim. Ky aktivitet për- fundoi për t’i lënë vendin aktivite- teve të tjera të këtij lloji.

Sonila Dedja