EmailFacebookKontakt

Tiranë – Ikonografia shqiptare në jetë të re

Tiranë
Ikonografia shqiptare në jetë të re
Në vitin ‘96, në një
mjedis të marrë me qe-
ra në rrugën “Myslym
Shyri”, do niste jetë një
aktivitet i ri për Kishën
tonë, ai i ikonografisë.
Periudha e ateizmit
shtetëror e goditi shu-
më rëndë traditën e
shkëlqyer shekullore të
vendit tonë dhe do du-
het një kohë mjaft e gja-
të që ajo të ringrihet.
Por, hapat e parë janë
hedhur, dhe në dre-
jtimin e duhur.
Fillimisht u nis me
organizimin edhe për-
gatitjen e disa të rinjve
të talentuar dhe plot
dëshirë, me teknikat
moderne të restaurimit
të ikonave e afreskeve,
duke pasur parasysh
pasurinë e jashtëza-
konshme që ka vendi
ynë me to dhe dëmti-
met që kanë pësuar
nga shekujt e sulmi
ateist. Për këtë erdhi
disa herë një specialist
i njohur i huaj, i cili mba-
jti disa kurse dyjavore,
me 12 pjesëmarrës.
Por, krahas tyre, nisi
rrugë edhe realizimi i
ikonave të reja. Pak
nga pak disa nga të ri-
njtë ecën të sigurtë në
rrugën e nisur, duke
marrë përsipër edhe
punë që u vendosën
nëpër kisha të. ndry-
shme. Kështu, psh.,
Altin Çano realizoi
ikonat e Kishës së Shën
Pavlit në Rushkull;
Mateo Pojani dhe Petro
Lufta morën përsipër
dhe bënë ikonat e vogla
të ikonostasit të Ma-
nastirit të Shën Vlashit
etj. Ndërkohë u shtuan
edhe të rinjtë talen­
tuar, që dëshironin t’i
hynin kësaj rruge, e
cila ka të bëjë jo vetëm
me aftësitë për të pi-
kturuar, por në radhë
të parë me aftësitë për
Nëfotot: Çast pune në studion e vjetër dhe pamje e përgjithshme e mjediseve të reja
të parë e ndjerë me sy
shpirtërorë temat që
merr në duar. E kështu,
Aristir Llupo realizoi
ikononat e vogla të Ki-
shës Katedrale të Un-
gjillëzimit në Tiranë
(12 copë); Kristina Çu-
ko dhe Joan Zagorçani
të kishës së Analipsit
në Gjinar.-Së fundi, Jo-
sif Çano po punon për
ikonat e kishës së sapo-
restauruar të Shën Tri-
adhës në Manastirin e
Ardenicës, Petro Lufta
po realizon ikonat e
Kishës së Shën Niko­
las në Kavajë, Mateo
Pojani po pikturon një
murale në Qendrën
Diagnostike “Ungjillë-
zimi” në Tiranë, do bë-
hen ikonat e Kishës së
Shën Kollit në Elbasan
etj.
Që nga qershori pu­
na është vënë mbi baza
edhe më të organizu-
ara, në studion e re në
qendrën polifunksio-
nale të ngritur nga
Kisha jonë në Lagjen
Kombinat, në Tiranë.
Ajo përveç se ka ha-
pësira mjaft të gjera e
plot dritë, është e paji-
sur dhe me të gjitha gjë-
rat e nevojshme për një
punë sa më rezultative.
Këtu duhet vënë në
dukje edhe fakti, se
ikonat realizohen sipas
traditës klasike, me
materialet e mjetet tra-
dicionale, për të që-
ndruar sa më afër mo-
deleve të përkryra të
artit ikonografik ortho-
dhoks.
Po aty funksionon
edhe studioja e mozai-
kut, e cila tashmë ka
një përvojë dyvjeçare,
ku deri tani janë re-
alizuar punime deko-
rative në pjesët për-

para ikonostasit, për
kishat e Agimit, Be-
strovës, Shën Kollit në
Elbasan, Kuçovës dhe
Vrakës, kishë në të ci-
lën është realizuar për
herë të parë edhe një
ikonë në mozaik, që pa-
raqet Trininë e Shenjtë.
Shumë shpejt, po
aty do të kompletohet
me mjete bashkëko-
hore edhe studioja e
restaurimit, e cila, gji-
thashtu ndodhet në
mjedise optimale dhe
me hapësirat e du-
hura, si dhe punishtja
për realizimin e ikono-
staseve.
Korresp i “Ngjalljes”