Gëzuar Krishtlindjet nga burgu 325!
Krishtlindja është festa e të gjithëve, edhe e të varfërve, edhe e të pasurve, festë e të gëzuarve dhe e të hidhëruarve…e të lirëve dhe e të burgosurve. Është bekim i veçantë të jesh në këtë kohë pranë të gjithë njerëzve, sidomos atyre që kanë nevojë për ngrohtësi, për besim dhe optimizëm. Këta njerëz ndodhen kudo, në çdo kënd të planetit, sikurse edhe në vendin tonë.
Në burgun 325 në Tiranë ndodhen 220 të burgosur prej të cilëve 140 janë burra dhe 80 gra. Prej 10 vjetësh, Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqipërisë ka qenë pranë këtyre personave me ndihma shpirtërore dhe materiale.
Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, të parët që e morën inicia- tivën ishin të ndjerët atë Sotir Xha- ferri dhe bashkëshortja e tij Mar- jana, të cilët hodhën hapat e parë të këtij bashkëpunimi që vazhdon
edhe sot, i ndjekur me kujdes dhe përkushtim nga disa misionarë që kanë ndihmuar në veprimtaritë hu- manitare të Kishës sonë në Shqipëri.
Këtë Krishtlindje ishte përgati- tur një program i veçantë me dhu- rata të ndryshme, biseda shpirtëro- re, ikona të festës dhe një koncert i veçantë. Klerikë, përfaqësues nga grupi i grave dhe i rinisë orthodhokse zhvilluan një takim mbresë- lënës në ambientet e këtij burgu.
Përgjegjësja e zyrës së grave, znj. Rajmonda Shqevi iu kujtoi të pranishmëve gjithë punën që është bërë në këto vite, duke theksuar se dhurata më e madhe që na ka dhë- në Perëndia është mendja dhe gjë- rat e këqija le të harrohen, ndërsa të mirat të kujtohen, sepse falja që i bëjmë njëri-tjetrit është më e madhe.
Dhjakon Hektori kujtoi se në këtë festë ne i bëjmë shumë dhura
ta njëri-tjetrit, por nuk duhet të harrojmë se dhurata më e madhe në këtë kohë është dhurata që na ka dhënë Perëndia të gjithëve ne. Ai na ka dhënë Birin e Tij të vetëm, Jisu Krishtin. Shumicën e rasteve ne mendojmë kur do të shkojmë në jetën tjetër. Por shpëtimi fillon në këtë kohë, në këtë jetë.
Krishti na thotë në Bibël që Mbretëria e Perëndisë është pranë jush. Bota rreth nesh është e rre- thuar me ligësi dhe një nga emrat e Krishtit është Emanuel, që do të thotë: “Perëndia është me ne”. Edhe në vështirësitë më të mëdha të jetës Perëndia është me ne. Ne përpiqemi të përjetojmë Krishtin, sepse kur Perëndia është me ne, të gjithë jemi të mbushur me paqe, gëzimdhe dashuri.
Ndërsa kryedhjakon Asti tha ndër të tjera se njerëzit që kanë vizionin se Perëndia është me ne,
vjen një moment bëjnë një rezyme. Viti mbyllet dhe fillon viti i ri duke menduar se si duhet të jemi gjith- monë me Perëndinë.
Kjo mund të bëhet vetëm me optimizëm. Burrat dhe gratë e këtij burgu i pritën me ngrohtësi përfa- qësuesit e Kishës sonë, duke bise- duar dhe duke ndarë eksperienca të shumta, duke bërë fotografi me njëri-tjetrin. Midis të tjerave, në një nga ambientet ku jetojnë dhe punojnë gratë e këtij burgu është ndërtuar edhe një serrë, dhuratë e Kishës Orthodhokse. Binte në sy dashamirësia dhe respekti i të gji- thëve, duke uruar përzemërsisht për Krishtlindje të gëzuara dhe vit të bekuar.
Isidor Koti