EmailFacebookKontakt

Tiranë – Aparatura të reja në Klinikën Orthodhokse “Ungjillëzimi”

Tiranë
Aparatura të reja në Klinikën
Orthodhokse “Ungjillëzimi”

Qendra Mjekësore Diagnostike “Ungjillëzimi” në Tiranë është paji- sur kohët e fundit me aparatura të reja dhe bashkëkohore. Nën kujde- sin e Kryepiskopit Anastas, i cili interesohet dhe kujdeset vazhdimisht për cilësinë e shërbimit shëndetë- sor që ofrohet në këtë klinikë, që Kisha të ofrojë më të mirën për bano- rët e Tiranës dhe më gjerë, asaj iu shtuan edhe dy aparatura bashkë- kohore e moderne; Panorameksi dhe Elastografia. Elastografia është e vetmja me këtë teknologji moderne në Shqipëri, një dimension i ri i ekografisë. Si një metodë me ultratinguj për matjen e elasticitetit dhe ngurtësisë së indeve ajo zbato- het pothuajse për të gjitha organet në trupin e njeriut, është zgjerim i imazheve me ultratinguj dhe shton një dimension të ri në studimin e indeve. Elastografia çon në një biopsi virtuale, pra priret drejt diagnozës

histologjike joinvazive, duke shtuar përveç informacionit të propozuar tashmë nga ekografia edhe informa- cion të ri për elasticitetin e indeve.

Gjithashtu, në mjediset e klini- kës gjendet edhe aparatura e re dhe më e fundit, Panoramex-i Dixhital, një teknologji bashkëkohore Sirona Orthophos XG5 DS. Kjo aparaturë bën grafinë e gjithë gojës, ku dalin në pah dhëmbët, si dhe artikulacio- net temporo-mandibulare. Shërben për të parë infeksionet e pranishme, pozicionet e dhëmbëve, sidomos të dhëmbëve të pjekurisë kur ata dalin me vështirësi, po ashtu diagnosti- kohen artikulacionet dhe deri diku edhe sinuset.

Aparaturat e reja do të përdo- ren nga një personel i zgjedhur dhe i kualifikuar jashtë vendit, i përbërë nga profesorë dhe mjekë të njohur, të cilët jo vetëm ndihmojnë pacien-

tin të kurohet, por edhe krijojnë një
ambient njerëzor, të ngrohtë e mi-
qësor. Këto aparatura janë vënë
tashmë në funksion dhe u kanë
shërbyer shumë njerëzve, të krye-
qytetit dhe gjithë Shqipërisë, që
tashmë kanë një mundësi më shu-
më për diagnostikimin e shpejtë dhe
të sigurt.
Isidor Koti