EmailFacebookKontakt

Tirane – Agripni ne Kishen “Ungjillezimi i Hyjlindeses”

Tiranë – Agripni në Kishën
Në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë në datën 21
janar ora 20 00 deri në orën 02 00 të ditës 22 janar u zhvi-
llua agripni për të nderuar Apostull Timotheun dhe
oshënar dëshmor Anastas Persianin.
Me këtë rast në kishë erdhën besimtarë të shumtë
të moshave të ndryshme, si dhe studentë të Akademisë
Teologjike të Shën Vlashit, Durrës. Këtë agripni e
drejtoi Imzot Ilia i ndihmuar nga Kryesekretari i Sino­
dit të Shenjtë, Protopresviter Jani Trebicka dhe shumë
klerikë të tjerë.
Në kishë u bë litani me ikonën e Anastas Persianit
e shoqëruar me psalmet e veçanta dhe u vendos në
mes të kishës. Besimtarët pas leximit të pesë bukëve u
lyen nga Imzot Ilia me vajin e Shenjtit.

“Ungjillëzimi i Hyjlindëses”
Në orën 2400 tingujt e kambanës që ushtuan në
këtë natë festive lajmëruan për fillimin e Liturgjisë
Hyjnore.
Me predikimin e Tij, Imzot Ilia foli për shenjtin
e ditës, duke theksuar se kremtojnë ditën e emrit të
Kryepiskopit Anastas dhe urojnë për shumë vjet
gëzuar, të ketë jetë të gjatë për të mirën e Kishës
sonë Orthodhokse. Imzot Ilia shprehu gëzimin për
pjesëmarrjen e madhe në këtë Agripni dhe qëndrimin
deri në fund të besimtarëve. Ai falënderoi dhe kleri-
kët pjesëmarrës si dhe dy koret bizantine për psalmet
e bukura që kënduan.
Kostandin Bozaxhiu