Çdo ditë, qindra besimtarë të Tiranës ndoqën shërbesat e shumta në kishën katedrale “Ungjillëzimi i Perëndilindëses”. Shërbesat e kë- tyre të kremteve të mëdha i kryesoi Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas. Çdo ditë, ai përcolli mesa- zhe nga Ungjilli duke reflektuar edhe për situatën që kalon vendi ynë, i cili ka nevojë jo vetëm të ringrihet ekonomikisht, por në thelb edhe shpirtërisht.
Kryepiskopi kujtoi besimtarët se “zakonisht ne e përjashtojmë veten tonë nga njerëzit që janë jashtë Kishes”, duke sjellë ndër mend farisej- të, të cilët ishin fetarë, por vepronin kundër Zotit, dhe mbështeteshin tek hipokrizia dhe mendjemadhësia.
“Në traditën tonë flitet shumë rreth fisnikërisë, por edhe ne nuk duhet të shohim të tjerët, por veten tonë kur Zoti thotë: ‘Mjerë ju’. E gjithë kjo është t’i bëjmë shqyrtim vetes që të bëhemi të përulur, sepse ne dëgjojmë Zotin që na flet: ‘sepse
ai që kërkon që të lartësohet, do të ulet dhe ai që përulet, do të lartëso- het’. Magneti që tërheq hirin e Perë- ndisë është përulësia, ndërsa gënje- shtra dhe hipokrizia e largon hirin”.
Gjatë Javës së Madhe, Kisha solli shembullin e njeriut, i cili ndien thellë dobësinë që ka brenda tij, por ka fuqi shpirtërore për të dalë nga humnera e mëkatit në sferën e lar-
të e të ndritshme që është dashuria e Perëndisë.
Duke i ditur dobësitë trupore be- simtarët nuk duhet të harrojnë edhe sëmundjet shpirtërore.
“E rëndësishme është të për- caktojmë dobësinë tonë. Ekziston një shumëllojshmëri sëmundjesh shpirtërore, por s’duhet të qëndro- jmë në gjëra të përgjithshme, por
të specifikojmë sëmundjen tonë dhe të kërkojmë hirin e Perëndisë. Të bëjmë një përpjekje më të madhe për t’u ndërgjegjësuar për së- mundjen tonë shpirtërore. Kur ly- hemi me vaj do lutemi edhe për shëndetin trupor edhe shpirtëror. Në këtë mënyrë shijojmë Pashkën. Lutuni pa pushim. Në çdo gjë falë- nderoni Zotin dhe ky është morali
orthodhoks. Ne jemi të gëzuar, sepse jemi të lidhur me Atë që është gëzimi i jetës”.
Ka shumë rëndësi të forcojmë shfaqjen tonë simbolike, ecjen me Krishtin dhe mbarë Kishën që mbajti në Javën e Madhe në zemër të saj epitafin.
Pas këtij rrugëtimi me porosi dhe mesazhe thelbësore për jetën, të cilat i përcolli para besimtarëve kryeqytetas Kryepiskopi Anastas, në orët e vona të së Shtunës së Madhe, me mijëra besimtarë kishin mbushur kishën, ambientin përreth si edhe përgjatë rrugës së Kavajës, në sheshin ku do të zhvillohej edhe ceremonia e pritjes së Ngjalljes së Krishtit. Gjithashtu, përnjerëzittë cilët nuk kishin mundësi të ndiqnin brenda shërbesat gjatë Javës së Madhe, ishte montuar në oborrin e kishës një ekran i madh, që trans- metonte pamje nga zhvillimi i shër- besës brenda në kishë.
Kur akrepat e orës shkuan u fiksuan tek 2400, u dëgjua thirrja ngazëllyese “Krishti u Ngjall!”, e pasuar nga tingujt e gëzueshëm të kambanave dhe nga urimet e shu- më besimtarëve, të cilët me qirinj në duar, duke çukitur vezët e kuqe, uronin njëri-tjetrin për mbarësi dhe shpresë në jetë.
Korresp. i gazetës “Ngjallja ”