EmailFacebookKontakt

Tirana i priti Krishtlindjet me atmosferë festive

Tirana i priti Krishtlindjet
me atmosferë festive

Krishtlindjet në Tiranë prej ditësh priteshin me gë- zim dhe entuziazëm. Kjo reflektohej më tepër sido- mos tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilët bashkë me dhuratat e festës kishin për- gatiturnë familje, në shkolla dhe kopshte edhe grazhdin e Lindjes së Shpëtimtarit të botës si edhe pemën e Krisht- lindjes. Edhe në sheshet kryesore dhe periferike të kryeqytetit, atmosfera e Krishtlindjes kishte përfshi- rë pothuajse çdo mjedis.

Në kishën katedrale “Ungjillëzimi” në Tiranë me qindra besimtarë morën pjesë në shërbesa gjatë çdo dite, midis të cilëve binte në sy një numër i konside- rueshëm fëmijësh dhe të rinjsh. Vlen të theksohet se gjatë ditëve të pritjes së Krisht- lindjeve, Kisha Orthodhokse zvilloi shumë veprimtari shpirtërore dhe kulturore për të gjitha moshat.

Fëmijët e kopshtit dhe të shkollës ndoqën teatrin e kukullave, përgatitur nga Zyra e Fëmijëve në bashkë- punim me studentët e Aka- demisë Theologjike. Gjitha- shtu për fëmijët u shpër- ndanë shumë pako me dhu- rata, u organizua një kon- cert festiv nga shkolla “Pro- tagonistët” si edhe u kë-

nduan kolendrat në shumë familje kryeqytetase. Fëmi- jët i kënduan kolendrat edhe në Kryepiskopatën e Hir- shme të Tiranës. Ata u për- shëndetën dhe morën beki- met e Kryepiskopit Anastas.

Edhe të rinjtë zhvilluan shumë veprimtari, duke dhënë një ndihmesë të çmuar gjatë shërbesave në Kishë, duke ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave për të gjitha grupmoshat. Ashtu si fëmijët, ata kë- nduan kolendrat në Krye- piskopatë, bashkëbiseduan me Kryepiskopin për ecu- rinë e aktiviteteve të tyre dhe organizuan një drekë të përbashkët më 25 dhjetor në qendrën “Betlehem” dhe organizuan me sukses Festivalin e 9-të Kombëtar. Edhe Zyra e Ndihmës Sociale për- gatiti shumë aktivitete, ku vlen të veçohen veprimtari- të në burgun 325, shpërnda- rja e ndihmave tek më shu- më se 300 familje të varfra në kryeqytet dhe dhënia e një shume të hollash për njerëzit në nevojë. Për të gjitha këto veprimtari, Kryepi- skopi Anastas tregoi si çdo vit kujdes të veçantë, duke kontribuar nga ana shpirtë- rore dhe ekonomike.

Kulmi i gjithë veprimta- rive ishte 25 dhjetori. Në ki- shën katedrale “Ungjillëzi- mi i Perëndilindëses” u ce- lebrua Liturgjia Hyjnore, ku morën pjesë shumë besim- tarë, të cilën dëgjuan edhe mesazhin e Kryepiskopit Anastas për Krishtlindjet, i përqendruar në shenjtërinë e familjes.

Në këtë të kremte lavdë- ruese të Kishës sonë, zem- rat e besimtarëve u mbushën me gëzim për ardhjen e Fja- lës Hyjnore. Krishti dhe Në- na e Tij e Tërëshenjtë falën gjithçka prej dashurisë së tyre, duke e ofruar për mje- disin familjar dhe shoqëror.

Korresp. i gazetës “Ngjallja”