“Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”, ishte kjo motoja e koncertit festiv të organizuar në Tiranë nga shkolla shqiptaro-amerikane “Protagonistët”, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe 10-vjetorit të hapjes së saj. Kjo shkolle përfshin ciklin parashkollor, 9-vjeçar dhe të mesëm.
Koncerti u organizua në Qendrën Kulturore të Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit”, ditën e premte, 23 nëntor. Merrnin pjesë Kryepi- skopi Anastas, episkopë, prindër të fëmijëve, përfaqësues nga instituci-
one arsimore dhe besimtarë. Koncerti festiv filloi me Himnin e flamurit.
Një dokumentar i shkurtër tregoi rrugën dhe qëllimet e kësaj shko- lle, si dhe përkujdesjen e veçantë të Kryepiskopit Anastas që nga the- melimi i saj. Më pas koncerti vazhdoi me këngë patriotike, valle nga treva të ndryshme të vendit, poezi nga rilindasit etj. Për rreth 1 orë e 30 minuta fëmijë, mësues, prindër dhe të ftuar gëzuan së bashku krem- timin e 10-vjetorit të shkollës, që aq bukur përkoi edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë.