Thirrje për krizën në Kosovë
Çdo shtypje është e dënueshme.
Kisha Orthodhokse thekson gjithnjë
vlerën e përjetshme të çdo njeriu, pa dallim
prejardhjeje racore. Ajo përkrah të drejtat
njerëzore, veçanërisht të drejtën e zhvillimit
të lirë të çdo njeriu, çdo populli, çdo bash-
kësie dhe nënvizon vazhdimisht nevojën e
bashkëjetesës paqësore.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë dënon shkeljen e të drejtave njerëzo-
re në Kosovë – si në çdo vend tjetër qoftë –
dhe bën thirrje që ato të respektohen sa më
parë. Lutet thellësisht që krijimi i një shoqërie
të drejtë dhe të lirë në Kosovë të realizohet
me mjete paqësore.
Dhuna provokon dhunë të re dhe krijohet
një rreth vicioz, viktima të të cilit bëhen të
pafajshmit dhe të pafuqishmit. Kisha jonë
ngulmon, që, vajin e kandilit të shenjtë të fesë
askush nuk ka të drejtë që ta përdorë për të
forcuar zjarrin e konflikteve të armatosura.
Ai është dhuratë hyjnore, për të zbutur zem-
rat, për të mbyllur plagët, për të vëllazëruar
njerëzit dhe popujt.
Tiranë, më 13.3.1998
t Anastasi
Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë