EmailFacebookKontakt

THIRRJE e Kryepiskopit te Tiranes dhe gjithe Shqiperise, Anastas

Ejani, merrni Drite prej Drites qe s’perendon!

Botim i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, Tirane. Nr. 7 (10), Korrik 1993. Cmimi: 2 leke.

Kisha eshte faktor mirekuptimi reciprok, respektimi te ndersjelle dhe bashkepunimi vellazeror midis popujve

THIRRJE e Kryepiskopit te Tiranes dhe gjithe Shqiperise, Anastas

Besimtaret orthodhokse te Shqiperise ndjekin me habi e me dhimbje nje varg ngjarjesh te hidhura, reagimesh zinxhir dhe shperthimesh te njepasnjeshme, qe lendojne te pafajshem dhe kercenojne te krijojne tragjedi.

Ne kete dite te festes se Apostujve protokorifej Petro dhe Pavli, te predikuesve te dashurise, te se vertetes se Perendise dhe te pajtimit, si Kryepiskop i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise ndjej obligimin te adresoj kete thirrje me te gjitha drejtimet, per nje perpjekje per zbutjen e krizes se krijuar.

Nje thirrje te gjithe autoriteteve kompetente, brenda dhe jashte vendit, qe te mos lejojne informacione te gabuara ose te njeanshme, si edhe ekstremizma qe shtojne konfuzionin.

Thirrje per kerkim te se vertetes dhe te drejtesise, jo nepermjet monologje nga mjetet e informacionit, por me dialog te qarte dhe serioz te autoriteteve te pergjegjshme dhe kompetente. Dhe midis ketyre te fundit eshte sigurisht udheheqja e zgjedhur e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, anetaret e se ciles cenohen dhe vuajne drejtperdrejte dhe per nje kohe te gjate nga shkallezimi i krizes.

Ndaj, qe nga momenti i pare i lindjes se problemit, u perpoqem qe te rregullohet ne menyre paqesore dhe jemi te gatshem per cdo kontribut te metejshem.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise do t’u qendroje gjithmone besnike porosive te Ungjillit, parimeve orthodhokse tradicionale te saj dhe ne vecanti vijes se bashkekzistences paqesore me te gjithe, te se vertetes, te lirise, te dashurise dhe te pajtimit. Dhe gjithashtu do te jete ne menyre te qendrueshme faktor mirekuptimi reciprok, respektimi te ndersjelle, dhe bashkepunimi vellazeror midis popujve.

+Anastasi
Kryepiskop i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise

Tirane, me 29.6.1993