Para pak kohësh bëhej thirrje
të gjendeshin mundësi për të ndih-
muar një koleksionist të hapte një
muze. Ai në vite ka blerë nga kush
ka mundur antika, mes të cilave
dhe shumë ikona e sende të shenjta
kishtare…
Të vjen çudi, që askush nuk
pyet se ku dhe kujt ia ka blerë ai
ikonat e sendet e shenjta, të cilat
përdoren dhe u kanë përkitur vetëm
objekteve të kultit. A ka ai të drej-
tën t’i mbajë e t’i regjistrojë ato si të
vetat? Nëse nga ky lloj “koleksio-
nimi” ushqehet tregu i zi i objekteve
kishtare? Jo, këta njerëz me ndjenja
“qytetare” shqetësohen vetëm se
si të ndihmohet koleksionisti. Po
për t’ia kthyer sendet e rrëmbyera
Kishës si nuk ua thotë goja?!
Të gjithë e kemi të qartë se ni-
veli i shumicës së mediave lë mjaft
për të dëshiruar. Përdorimi në masë
i gazetarëve të rinj dhe pak të pa-
guar, me formim të cekët kulturor
ka dhënë pasoja të pamohueshme.
Një nga këto është edhe pasqyrimi
sipërfaqësor, i cekët dhe pa njohu-
ritë e duhura i veprimtarive dhe i je-
tës së të gjitha komuniteteve fetare.
Thirrja për muze për “koleksionistin”