EmailFacebookKontakt

Thirrja e nxënësve

Thirrja e nxënësve
(2 Korinth. 6:1-10, Lluk. 5:1-1 1)

Mësimi i Ungjillit përshkru-
an një ditë, kur Jisui po qëndro-
nte në breg të liqenit të Gjeneza-
retit. Ai ngjitet mbi një varkë, që
i përkiste Simon Petrit dhe
largohet pak nga bregu. Që atje
fillon t’u flasë njerëzve. Kur
mbaroi i tha Petrit, që të shko-
nte në thellësi e të hidhte rrje-
tat. Simon Petri e njerëzit e tij
kishin kaluar gjithë natën duke
peshkuar dhe nuk kishin kapur
gjë. E megjithatë, ai i përgjigjet:
“Mësues, u munduam gjithë na-
tën dhe nuk zumë gjë, por për
fjalën tënde, do ta hedh rrjetën”.
Duke dëgjuar me bindje, ai kapi
aq shumë peshk, sa rrjetat fillu-
an të çaheshin, ndaj thirri Jako-
vin e Joanin që të vinin ta ndih-
monin. Kur që të dy varkat ishin
plot me peshk, Petri ra ndër kë-
mbët e Jisuit dhe i tha: “Zot, lar-
gohu prej meje, sepse jam njeri
mëkatar”. E Jisui i përgjigjet:
“Mos ki frikë; tash e tutje ti do të
jesh peshkatar njerëzish të gja-
llë”. Dhe kur varkat prekën bre-
gun, Petri, Jakovi e Joani brakti-
sën gjithçka dhe ndoqën Jisuin.
Sipas kësaj ndodhie, hapi ynë
i parë i kthimit drejt Krishtit fi­
llon me kërkimin drejt besimit…
Në hapin e parë drejt një jete
plotësisht të krishterë duhet ta
ndiejmë se kjo botë ka shumë
pak për të na dhënë. Rrjetat na
duken të boshatisura. Diçka
mungon. Në të vërtetë Perëndia
na ka krijuar në atë mënyrë, që
asgjë e kësaj bote të mos mund
të na kënaqë plotësisht. Shën
Agustini e ka shprehrr bukur
këtë, kur thotë: “Shpirti ynë nuk
ka për të gjetur kurrë prehje, ve-
çse kur të prehet tek Perëndia”.
Të gjithë duhet të ndjejmë dë-
shirën për diçka që s’e kemi fituar
akoma. Këtu duhet të jemi të
gatshëm, që t’i braktisim rrjetat
e të dalim në kërkim të jetës së
begatë, që na ofron Krishti.
Hapi i parë na çon tek i dyti
– tek nevoja për të lënë mënjanë
arsyen tonë logjike. Petri i për-
gjigjet Jisuit: “Mësues, u mun­
duam gjithë natën dhe nuk zu-
më asgjë”. Një pjesë e jona gjith-
monë dëshiron të pyesë: “A ka
diçka më të mirë nga ajo që ta-
shmë kemi? A ia vlen të sakrifi-
kosh jetën për Krishtiri?” Shu-
më prej nesh nuk duan që t’i lar­
gohen arsyes. Egoizm* ynë na
mëson, që ta bëjmë veten qen-
dër të gjithë universit. Shpesh-
herë, largimi nga arsyeja duket
çmenduri. Megjithatë përgjigjet
nuk mund t’i gjejmë thjesht

nëpërmjet intelektit. Rruga e
krishterë Orthodhokse është
nëpërmjet zemrës. Për të gjetur
Perëndinë, duhet të braktisim
arsyen, egon dhe të hyjmë në
qoshet më të thella të zemrave.
Pasi të kemi kapërcyer ar­
syen, jemi gati për hapin e tretë
– hyrjen në besim; ku të marrim
vendim të ndërgjegjshëm, për të
besuar Perëndinë. Këtu gjejmë
guximin për të ecur përpara, pa
asnjë hezitim. Kjo është gatish-
mëria për të pranuar mundësi-
në, se në jetë ka më shumë seç
mund të ndjejmë me shqisa apo
të kuptojmë me mendje. Eshtë
me të vëtetë veprimi i përulësisë
sonë para të panjohurës. Shën
Isak Siriani e përshkruan kë-
shtu këtë ndjesi: “Provo të hysh
në pjesëzën më të thellë që ke
brenda vetes dhe atje do të gjesh
një pjesëz parajse, pasi ato janë
e njëjta gjë. Po hyre tek njëra,
ke zotëruar edhe tjetrën”.
Hapi i katërt, është çasti kur

e kuptojmë se kush është Perën-
dia. Pra, kur gjejmë besimin.
Për Petrin, ky çast erdhi, kur ai,
së bashku me të tjerët kapën aq
peshk, sa rrjetat nuk mbanin.
Për herë të parë ai takon fuqinë
hyjnore të Krishtit.
Për ne, kjo përvojë mund të
vijë në mënyrë të ndryshme. Ose
nëpërmjet një shkëndije të
shpejtë zbulese, ose nëpërmjet
një proçesi të ngadalshëm kup-
timi dhe pranimi. Sipas secilës
mënyrë, ne arrijmë ta shikojmë
Perëndinë në një dritë të re.
Hapi i pestë, që e ndjek fare
pranë të katërtin, sjell një çast
krize në jetë. Ky është çasti kur
e kemi kuptuar se kush jemi në
krahasim me Perëndinë. Me
fjalë shohim qartë natyrën tonë
mëkatare. Gjithë të Krishterët
në rrugën. e tyre drejt besimit
duhet të arrijmë në këtë pikë.
Perëndia mtmd të na dërgojë she-
nja e të na mbushë varkat plot
peshk. Por, nëse nuk e kuptojmë

se kush jemi në marrëdhënie me
Atë, gjithçka ka qenë e kotë…
Megjithëse Zoti na tregon një
vizion të mëkatit tonë, ai me da-
shuri e përzien këtë edhe me më-
shirën e tij. Të menduarit e
thjeshtëzuar mbi pavlefshmëri-
në tonë mund të na çojë në dë-
shpërim, nëse nuk udhëhiqemi nga
premtimi për një jetë më të mi-
rë. Në Krishtin ne mund të pa-
strohemi nga mëkatet tona.
Kjo na udhëheq drejt hapit
të gjashtë, kur ia dorëzojmë jetën
thirrjes së Zotit. Jisui na tregon
kush jemi, por nuk na lë me kaq.
Ai na tregon gjithashtu se kush
mund të bëhemi. Dhe ne duhet
t’i përgjigjemi këtij vizioni. Ne je­
mi thirur të braktisim egon tonë
me gjithë dëshirat që e pasojnë
e të ndjekim rrugën e Krishtit.
Hapi i shtatë dhe i fundit në
proçesin e kthimit, mund të jetë
edhe më i vështirë.
Ne duhet të japim zotimin e
përjetshëm për t’i shërbyer
Krishtit. Ndërkohë, që më për-
para ne braktisëm egon tonë,
tani duhet të braktisim të gjitha
dashuritë tona me jetën dhe ta
bëjmë Krishtin dashurinë e
vetme në të. Krishti kërkon që
besnikëria jonë të plotësohet tek
Ai. Jisui madje u tha nxënësve:
“Ai që do nënën dhe babain më
shumë se mua, nuk është i denjë
për mua”.
Nëse ndjekim këto shtatë
hapa, që na udhëheqin drejt
Krishtit, jetajonë, ashtu si jeta
e apostujve, nuk do të mbetet
kurrë njësoj. Kurdo që të
kthehemi tek Krishti, jeta jonë
ndryshon. Jeta e Petrit dhe e
nxënësve të tjerë ndryshoi. Në-
përmjet fuqisë së besimit ata
peshkatarë të thjeshtë dhe të
pashkollë bënë që bota të tu-
ndet. Transformimi dhe përtë-
ritja e jetës mund të jetë e njëjtë
për gjithësecilin nga ne.