TIRANË
Theofania u kremtua për herë të parë në Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”
Atmosfera festive e Theofani- së, në Tiranë u ndje edhe më e veça- ntë këtë vit 2013, pasi u kremtua në Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”. Qindra besimtarë e mbushën atë që
në mëngjes, por siç ndodh në të kre- mtet e mëdha, me kalimin e kohës ataubënë mijëra. Por mjediset ma- dhështore të katedrales e përba- lluan pa problem.
Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Episkopi i Amantias, Nathanaili dhe ai i Bylisit, Asti e klerikë të tjerë. Shërbesa e Bekimit të Ujit u krye
brenda katedrales, për t’u mbyllur jashtë saj. Më pas, gjatë gjithë ditës mijëra e mijëra besimtarë mbushën ujë për të bekuar familjet e shtëpitë e tyre.