U ndriçuan falë martirit të madh të mëparshëm Prokop, të cilin e lindi por dhe e tradhtoi senatorja shën Theodhosia, ashtu siç tregohet atje. Pra, mbasi iu shfaq në burg Jisui që ia ndryshoi emrin në Prokop dhe e shëroi, ndërsa zinxhirët ishin zgjidhur, e çuan në tempullin e idhujve, por në vend që të falej, rrëzoi nëpërmjet shënjës së kryqit të tridhjetë idhujt e drunjtë, të cilët u bënë ujë që rrodhi. Ata që ndodheshin atje u frikësuan dhe dëshmuan spontanisht Shpëtimtarin, dhe natën tribunët Andiokosi dhe Nikostratosi së bashku me ushtarë depërtuan në burg. Shenjti i burgosur, bindi gardianin dhe Prokopi udhëzoi një episkop, i cili i pagëzoi. U kthyen dhe i mësoi, i mësonte të gjithë ata që i vinin, madje bënte mrekullira nëpërmjet shenjës së kryqit kryesisht, duke shëruar ata që kishin sëmundje të pashërueshme. Më 22 maj 303 tribunëve dhe ushtarëve iu prenë kokën, sepse nuk e mohuan Krishtin. Afër Prokopit u burgosën dhe dymbëdhjetë senatore, të cilat kishin besuar. Aq i mbështette sa, në mëngjes në gjyq, në të cilin erdhi dhe senatore Theodhosia për të parë rezultatin, nuk u tërhoqën. Kështu i varën, dhe iu digjnin brinjët, iu prenë gjinjtë dhe iu vunë nën sqetulla sfera hekuri të skuqura. Theodhosia (dmth. dhënie e Perëndisë) e mahnitur nga qëndrimi i tyre u radhit me të vërtetën dhe u burgos me gratë heroike, gjë që entuziazmoi birin e saj. Gjithashtu, u pagëzua dhe i përballoi pa u përkulur torturat: E rrahën, donin t’i mbyllnin gojën për të mos poshtëruar idhujt, e tendosën lakuriq, katër veta e rrahën dhe ia shqyen brinjët me thonj të skuqur. Pasi dymbëdhjetë atletet luteshin për të, tirani urdhëroi që t’i godisnin në nofulla me sfera plumbi dhe në fund t’iu prisnin kokat të gjithave. Kështu më 29 maj, mbaruan të gëzuara të gjitha të trembëdhjeta.