Vladimiri, shenjtori i mapasshëm (15 korrik), i cili futi përfundimisht Krishterimin në Rusi, në fillim, kur u bë mbret i Kievit (980), filloi të përndiqte të krishterët vikingë, të shumtë në numër. Për të ringritur paganizimin, ndërtoi në kryeqytetin e tij idhuj të hyjnive sllave. Atëherë u martirizuan turma të krishterësh, midis të cilëve dhe Shën Theodhori dhe i biri i tij Shën Joani, të cilët sipas urdhërit të Vladimirit, u sakrifikuan për Perënditë në vitin 980. Di ku tjetër këta shenjtorë janë të shkruar si martirë oshënarë të martirizuar në vitin 983. Gjithashtu, ekziston mendimi, se dëshmorët e parë të Rusisë ishin tregtarë grekë.