THEODHORA
MBRETERESHA E EPIRIT
(11 Mars)
Ishte vajzë e bukur e ish –
administratorit shpresëtar të
Maqedonisë (në Greqi) Joan
Petralifës. E mori për grua
mbreti i Epirit Mihali i Dytë
(1231 – 1271), i cili e transportoi
kryeqytetin nga Nafpakti, pothu-
ajse përballë me qytetin e Patrës,
në Artë. Edhe si mbretëreshë e
vazhdoi jetën e saj të mëpar-
shme, të pëlqyeshme ndaj
Perëndisë. Lutej, bënte agripni,
kreshmonte. Por më tepër u bë
mbrojtësja e të vejave, jetimëve,
të varfërve, atyre që ju kishin
bërë padrejtësi dhe e të dëshpë-
ruarve. E zbukuronte një përulje
e thellë, dhe me gjithë gradën e
saj nuk mbahej më të lartë.
Djalli, pra, e kishte smirë dhe i
krijoi shumë herë luftë trupore,
por për arsye se dështonte, e
luftoi më pas indirekt: Mihali
dashuroi një vejushë aristokrate,
kështu që përbuste dhe keqpër-
dorte shenjtoren, derisa e dëboi,
megjithëse ishte shtatzanë. U
mundua pa u ankuar duke u en-
dur për pesë vjet andej e këtej,
derisa e mori në shtëpinë e tij një
prift. Por njëherë, kur mungonte
mbreti, aristokratët ndërhynë
dhe e detyruan gruan e përdalë,
të zbulonte, se e kishte joshur me
magjira! Kur ai u kthye dhe e
mësoi, u pendua, e dëboi atë dhe
dërgoi e gjetën Theodhorën dhe
djalin e pasuesin e tij Niqiforin
(1271 – 1294). Qysh atëherë
jetuan paqësisht dhe ajo e
drejtonte atë në virtyt. E pajisur
dhe me një nivel të lartë intelekti
politik, përfaqësonte despotatin
në negociatat me perandorinë e
Nikeas! Mbreti ndërtoi me nxit-
jen e saj dy kisha dhe ajo vetë
kishën dhe Manastirin e Shën
Gjergjit, ku u qeth murgeshë
sapo vdiq bashkëshorti i saj. Tani
madje u shërbente të gjitha mot-
rave. Paranjohu fundin e saj, por
iu lut së Tërëshenjtës dhe
dëshmorit të madh të ndërronte
jetë pas gjashtë muajve, në
mënyrë që të përfundonte
kishën, gjë e cila u bë. Trupi
çudibërës i saj u varros në nar-
teks, dhe u zhvarros më 1873.
Nga manastiri, që mbas fjetjes së
oshënares mori emrin e saj,
ruhet vetëm porta qëndrore dhe
kisha, monument tepër i rëndë-
sishëm bizantin i Artës. Nxjerja
e lipsaneve festohet më 20 Mars.
At Justini