Theodhor Tironi
(mrekullia e grurit)
Me origjinë nga fshati i Ama-
sisë së Pondit, në jug të Detit të
Zi, u mobilizua në kohën e Maksi-
mianit (286-305) si “tiron”, latinisht
= ushtariri.
Ishte i krishterë i fshehtë, veç-
se në një rast e deklaroi besimin e
tij, past me eksperiment ishte bi
ndur se ishte dëshirë Perëndie që
tëmartirizohej.
I dhanë afat që të mendohej
më me pjekuri, por ai dogji tempu-
llin e perëndeshës Rea! Pohoi me
gjakftohtësi, dhe u dënua me vde-
kje nga uria. Ndërkaq në burg iu
shfaq dhe i jepte guxim Krishti,
dhe mëpas engjëjt.
Kur premtimet për grada nuk i
bënin përshtypje, e varën me
kokën poshtë dhe e çorën me do-
reza hekuri. E dorëzoi frymën në
mes të zjarrit, i cili duke u kurbë-
zuar nuk e cënoi trupin e tij.
I pari që i thuri lavdërim ishte
pothuajse bashkëkohësi i tij, shën
Grigori i Nisës (10 janar).
Tri nga mrekullitë e tij mbas
vdekjes:
I prekur nga vajtimet e një ve-
jushe shpresëtare, rrëmbeu me ka-
lë birin e saj të vetëm të zënë rob,
nga mesi i agarinejve, dhe e solli
në kishën e tij, ndërsa besimtarët
dëgjonin trokun e kalit.
Një ushtarak mori, gjoja për
bekim, një shpatë të çmuar që
ishte dedikuar shenjtit nga një
koleg i tij, por u verbua derisa u
pendua dhe e ktheu; por u pendua
dhe e vodhi përsëri, kështu që u
verbua përsëri dhe e riktheu duke
shtuar shumë monedha, atëherë
përfundimisht.
Dhe kjo e sotmja shumë e
njohur “mrekullia e gmrit”: Julian
Paravati (361-363) për t’ u ndyrë
të krishterët gjatë kësaj kreshme,
urdhëroi fshehurazi që të shiteshin
në tregun e Konstandinopojës,
vetëm ushqime të spërkatura me
gjak sakrifikimesh. Martiri i madh
u shfaq dhe ia zbuloi patriarkut
Evdhoksiu; le të ndante ushqim të
përkohshëm dhe të lehtë për t’u
gjendur, grurë të zier – “koliva” i
thonin në vendin që ishte trupi i tij,
në Efthaita të Amasisë, në Azinë e
Vogël. Kështu hapi i pashpresë doli
bosh, meqenëse ushqimet e ndo-
tura u kalbën të papërdorura. Ko-
livat u bënë një temë e dashur e
folklorit.
Disa janë të mendimit se jeta e
Stratillatit me të njëjtin emër (8
shkurt) përbën një variant të Tiro
nit, kujtimi i të cilit kryesisht festo
het më 17 shkurt.
Theodhor, greqisht = dhuratë
e Perëndisë.