Nëse dikush merr një shtëpi me qira dhe, jo vetëm nuk banon në të, por e
shkatërron plotësisht dhe nuk paguan as qiranë, a nuk është i denjë për t’u
ndëshkuar? Kohën e jetës na e ka dhënë me qira Perëndia. Nëse i kujdesemi
dhe i japim qiranë, domethënë e himnojmë dhe e lavdërojmë çdo moment të
jetës sonë, atëherë, nga qiramarrës të jetës së tashme, Ai do të na bëjë zot
shtëpie të tjetrës, të jetës së përjetshme. Le të denjësohemi, pra, për kohën e
jetës sonë, që nuk është thjesht, para, por dritë, përjetësi, Mbretëri e Qiejve.
(Shën Joan Gojarti)