“Sepse isha i zhveshur edhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizituat, isha në burg dhe er- dhët tek unë”. (Mateu 25:36)
Tashmë janë bërë pothuajse 8 vjet që Lidhja e Grave Orthodho- kse “Përhapja e Dashurisë” kryen shërbimin e saj në burgje, duke u udhëhequr pikërisht nga kjo moto dhe me mbështetjen financiare të Kryepiskopit Anastas. Ky shërbim konsiston në vizita të përmuajshme në të cilat jepen mësime fetare për të dënuarat dhe ndihma në veshje dhe ushqime.
Për ta bërë sa më të frytshëm këtë shërbim u mor pjesë në një trajnim të zhvilluar në Paris, me te- më “Themelet për një shërbim efektiv” (22-26 maj). Ky trajnim u or- ganizua nga Instituti për Formimin dhe Zhvillimin e Drejtimit të Shër- bimeve, me qendër në Singapor, si pjesë e programit të Bashkësisë Ndërkombëtare të Burgjeve (PFI), anëtare e së cilës është edhe Kisha Orthodhokse e Shqipërisë së bashku me kishat e tjera të krishtera, që ofrojnë shërbimin e tyre në burgje.
Në këtë trajnim morën pjesë rreth 30 persona, anëtarë të ba-
shkësisë së burgjeve nga e gjithë bota; Nigeri, Angli, Francë, Rusi, Hollandë, Norvegji, Lituani, Bull- gari, Ukrainë, Portugali, Guam etj. Edhe Kisha jonë u përfaqësua në këtë trajnim, ku dhe u prezantua puna që është bërë gjatë gjithë kë- tyre viteve.
Programi i këtij trajnimi ishte i përgatitur në mënyrë të tillë që, çdo pjesëmarrës të kishte mundësinë të zhvillonte më tej njohuritë e tij në konceptet dhe teknikat e drejtimit të shërbimit si në anën shpirtërore, ashtu edhe në anën organizative, me programet dhe gjithçka lidhet me të. Përveç diskutimeve në gru- pe të vogla, u organizuan edhe pre- zantime të punës dhe shërbimit në burgje nga disa pjesëmarrës të trajnimit. Në fund të gjithë pjesëma- rrësve iu dha një çertifikatë për pje- sëmarrjen dhe kontributin e çdo- njërit në këtë aktivitet.
Takimi përfundoi me një plan – veprim që çdo individ do të përpi- qej ta realizonte në shërbimin në burgje, në vendin e tij.
U larguam nga ky takim me shpresën që ky bashkëpunim i kri- juar gjatë këtyre ditëve të forcohet më tej edhe në të ardhmen.