EmailFacebookKontakt

Tetë ditë pas lindjes së Shpëtimtarit – Për një aleancë të re me Perëndinë

Tetë ditë pas lindjes së Shpëtim- tarit, prindërit e tij e çuan për ta rreth- prerë (Lluk. 2.21), sipas urdhrit që Perëndia i dha Abrahamit, kur i premtoi se do të lidhnin një aleancë të përjetshme me të dhe gjithë pa- sardhjen e tij: “Dhe ja aleanca që do të vendoset mes Meje dhe jush: d.m.th. pasardhja jote (…) kur do të mbushin tetë ditë, gjithë meshkujt do të rrethpriten nga brezi në brez” (Gjen. 17.10-12). Ai që nga dashu- ria pranoi të vishte natyrën njerëzo- re që e krijoi, e tendosi dhembshu- rinë e tij, aq sa dhe e mbajti vetë këtë gjendje të rënë e të prishur. Me prerjen e kësaj pjese të lëkurës së vdekur, simbol i vdekshmërisë së njerëzve mëkatarë, i Pastri, i Pamë- katshmi, pranoi të pajtohej si Perë- ndi dhe Dhënës i Ligjit. Me ardhjen e tij në tokë, i nënshtrohet përulësisht Ligjit, duke treguar kështu se figu- rat e errëta gjejnë në të përmbu- shjen e tyre. Disa pika gjaku që derdhi në këtë ditë ishin preludi i Gjakut që shpejt do të derdhej mbi Kryq për të larë mëkatet e botës dhe për të na çliruar nga nëma; pra- ndaj dhe rrethprerja e Zotit është në fakt misteri i plotë i Shpengimit tonë që kremtojmë.

Sot, me rrethprerjen e Adamit të dytë, merr fund rrethprerja në mish e Dhiatës së Vjetër, dhe e Reja, e cila shënohet nga një rrethprerje shpirtërore, inagurohet me gjakun e tij. Pagëzimi i krishterë përbën këtë rrethprerje të vërtetë shpirtë- rore, këtë shenjë të pjesëmarrjes në popullin e ri, jo më me prerjen e një pjese të mishit të vdekur, por me çlirimin nga vetë vdekja nëpër- mjet kungimit në vdekjen dhe në Ngjalljen jetëbërëse të Zotit. Për këtë arsye, shën Pavli dhe apostujt iu kundërvunë me energji atyre që donin t’i bindnin të kthyerit që vinin nga paganizmi që të rrethpriteshin (shih Vep. 15.5-30; I Kor. 7.18-19; Gal. 5.2,6; 6.15). “Në të cilin dhe u rrethpretë me rrethprerje që s’bëhet me dorë, duke zhveshur trupin e mëkatit të mishit me anë të rrethprerjes së Krishtit, duke u varrosur bashkë me atë në pa- gëzim, në të cilin edhe u ngjallët së bashku me anë të besimit të ve- primit të Perëndisë, i cili e ngjalli atëprej të vdekurve” (Kol. 2.11-12).

“Sepse në Jisu Krishtin as rreth- prerja nuk ka ndonjë fuqi, as rreth- prerja, po besimi që vepron me anë dashurie” (Gal. 5.6). Duke i vënë një kufi rregullave të Dhiatës së Vjetër me rrethprerjen e vet, Krishti na thërret në rrethprerjen e zemrës, në përtëritjen shpirtërore, të cilën e kishte shpallur tashmë me profetët e tij (Jer. 4.4; Rom. 2.25-29).

Gjithashtu përmes profecisë Perëndia i kishte urdhëruar Abra- hamit të praktikonte rrethprerjen e mishit pas shtatë ditëve të para të jetës së fëmijës, simbol i tërësisë së zhvillimit të kohës (shih javën e krijimit, Gjeneza 1). Ditën e tetë figu- ronte pra kalimi përtej kohës së kë- saj bote të vdekshme drejt jetës së përjetshme, që na u hap me Ngjall- jen e Zotit të “tetën” ditë të javës, e cila gjithashtu është e para dhe e vetmja ditë e jetës pa fund dhe pa ndryshim. Duke qenë i rrethprerë ditën e tetë pas lindjes, Krishti na lajmëron Ngjalljen dhe çlirimin përfundimtar.

Në përputhje me zakonin, i dha- në po këtë ditë edhe emrin që engjëlli i Perëndisë i kishte dëftuar Josifit (Matth. 1.21; Lluk. 1.31): JISU, d.m.th. Shpëtimtar. Me këtë emër të vetëm u zbulua edhe mi- sioni i tij mbi tokë, prandaj Perëndia i përjetshëm dhe Krijuesi u bë njeri. Emri JISU përmbledh dhe shpjegon gjithë misterin e Shpëtimit tonë; më shumë se një emër konvencional, ai e bën mistikisht prezent vetë Personin e Shpëtimtarit, në tërë fuqinë e tij triumfuese. “Prandaj edhe Perëndia e mbilartësoi dhe

i fali emër që është mbi çdo emër, që në emrin e Jisuit të përkulet çdo gju i atyre që janë në qiejt e mbi dhe e nën dhe, dhe çdo gju- hë të rrëfejë se Jisu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë” (Fil. 2.9-11). Ashtu siç e tregojnë edhe shembujt e panumërt në Shkrimin e Shenjtë (shih Vep. 3.6; 4.7,10,30; 10.43; 16.18; 19.13 etj.) dhe në jetët e shenjtorëve, kur Emri i Jisuit kërkohet me besë kryhen mrekulli, demonët dhe forcat e vdekjes arratisen, sikur të digjen me zjarrin e Hyjnisë së tij, ashtu si thotë edhe premtimi: “Dhe çdo gjë që do kërkoni në emrin tim do ta bëj…” (Joan 14.13). Prandaj dhe të krishterët orthodhoksë, dëshmitarë të këtij Emri që buron Jetë (Joan 20.31), duhet të bëjnë gjithçka në emrin e Jisuit: “Çfarëdo që të tho- ni a të bëni, qoftë përherë në emrin e Zotit Jisu, duke lavdëruar përmes tij Atin” (Gal. 3.17). Duke përsëritur pa pushim në çdo rretha- në dhe në çdo frymëmarrje lutjen e shenjtë: “Zot Jisu Krisht, ki më- shirë për mua mëkatarin!”, vetë Personi i Zotit tonë do të banojë në me- ndimet tona, do të na frymëzojë sjelljen, do të na pastrojë nga pasio- net dhe duke gjetur pak nga pak një banesë të qëndrueshme në zem- rën tonë, do të bëjë të shkëlqejë te ne Drita hyjnore e Fytyrës së Tij. Kujtimi i rrethprerjes, ditën e tetë pas Lindjes, është pra festa e Emrit të Jisuit dhe e lutjes që na buron Hirin e Shpirtit të Tij të Shenjtë.

Përgatiti Eleni Pani

Për një aleancë të re me Perëndinë