“TERMINOLOGJIA FETARE DHE GJUHA SHQIPE”
Më 6 qershor 2005, në mjediset e Hotel “Tiranës”, u mbajt Kon- ferenca Shkencore me temë: “Terminologjia Fetare dhe Gjuha Shqipe ”. Kjo konferencë u organiz.ua nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë së Akademisë së Shkencave në Tiranë, Instituti i Studimeve Albanologjike në Prishtinë, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në Tiranë, me të cilët bashkëpunojnë bashkësitë fetare dhe institucionet e tyre përkatëse.
Synimi kryesor i konferencës përfshin tre drejtime kryesore:
Të vërë në dukje përvojën e vlefshme të derisotme nga të gjitha trevat shqiptare, me qëllim që kjo përvojë të përgjithësohet.
Të vihen në dukje probleme nga praktika e sotme, në veçanti nevojat për zgjidhje të reja dhe për të mënjanuar luhatjet e panevojshme, largimet nga natyra e shqipes dhe nga rregullat e saj tashmë të ngulitura, ndikimet e panevojshme nga gjuhët e huaja etj.
Të përvijohen disa drejtime për punën e ardhshme, duke dhënë propozime për zgjidhje me rreze të gjerë dhe që të kenë aftësinë të pranohen e të zbatohen në praktikë.
Në këtë konferencë mbajti një kumtesë dhe Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joan Pelushi.
Kumtesën e tij po e botojmë.