Tërëshenjtëria e Tij, Patriku Ekumenik Vartholomeu I vizitoi përsëri Shqipërinë
Njihet dhe vlerësohet lart kontributi i Kishës Orthodhokse
për mbrojtjen e mjedisit
– U zhvillua Simpoziumi IV Ndërkombëtar, i ciklit “Feja, Shkenca dhe Mjedisi”,
me temë: “Një det në rrezik, Një qëllim i përbashkët” –
Nga data 5 deri më 10 qershor u zhvillua
Simpoziumi IV Ndërkombëtar, i ciklit “Feja,
Shkenca dhe Mjedisi ”,me temë: “Një det në rre
zik, Një qëllim i përbashkët”. Synimi i aktivitetit
ishte të nxjerrë mësime nga Adriatiku: diversiteti
i brigjeve të tij, problemet dhe historia, gjendja
e mjedisit të tij dhe perspektivat e një morali të
ri për mjedisin në shoqërinë e sotme njerëzore.
Organizatorë ishin Patriarkana Ekumenike,
nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Tërëshenjtërisë
së Tij, Patriarkut Ekumenik Vartholomeu I dhe
nga Bashkimi Evropian, me kujdestarinë e
z.Romano Prodi, President i Komisionit
Evropian.
Në bordin e anijes gjigande “Festos Palas “,
ku it zhvillua Simpoziumi, ndodheshin rreth 250
figura të shquara nga e gjithë bota.
Tërëshenjtëria e Tij, Patriku Ekumenik Vartholomeu I
vizitoi përsëri Shqipërinë
(vijon nga faqja 1)
Takimi i pare i këtij lloji është
mbajtur në vitin 1995, duke lu-
ndruar në Detin Egje; i dyti, në vitin
1997, në Detin e Zi; i treti, në vitn
1999, përgjatë rrjedhës së Dannbit.
Simpoziumi do të niste në datën
5 qershor, në ishullin e Korfuzit, ditë
gjatë së cilës pjesëmarrësit vizituan
edhe qytetin antik të Butrintit, që
ndërthnr një dëshmi tepër të lashtë
me një mjedis natyror të mreku-
Ihieshëm.
Nëdatën 6 qershor, anija “Festos
Pcdas ’’ mbërriti nëportin e Durrësit,
ku u imbarkuan edhe kryetarë të
komuniteteve fetare të Shqipërisë
dhe do përshëndesin autoritete të
larta të Shtetit Shqiptar, për të va-
zhduar më pas itinerarin, në Malin
e Zi, Kroaci, Slloveni dhe Itali, ku
do të përfundojë në Venecia.
Më pas, Tërëshenjtëria e Tij, i
shoqëraar nga Kryepiskopi Anastas,
u nis me helikopter drejt Butrintit, ku
prisnin pjesëmarrësit e simpoziumit
Tërëshenjtëria e Tij, Patriku Eku
menik Vartholomeu I mbërriti në
vendin tonë më 5 qershor, në orën
13:30, në Aeroportin e Rinasit. Ai
shoqërohej nga dhjakonët Neofitos
dhe Joan, nga kryesekretari Z. Pav-
llos Zonaras, nga zëdhënësi i Patri-
arkanës Z. Kurkulas etj. Për të pritur
Tërëshenjtërinë e Tij, kishin dalë
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i
Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqi-
përisë Prof. Dr. Anastasi, Mitropoliti
i Beratit, Imzot Ignati, Mitropoliti i
Korçës, Imzot Joani, Kryesekretari
i Sinodit të Shenjtë Protopresviter
Jani Trebicka, klerikë dhe besimtarë
të shumtë.
Menjëherë pas mbërritjes në
Aeroportin e Rinasit Tërëshenjtëria
e Tij, Patriku Ekumenik Vartholo
meu I, i shoqëruar nga Kryepiskopi
Anastas, Ministri i Kulturës Agron
Tato, Ministri i Rendit Stefan Çipa,
Ambasadori grek Iliopulos, u nisën
me helikopter drejt Butrintit, ku
kishin shkuar edhe pjesëtarët e tjerë
të Simpoziumit, të nisur me anijen
Festos Palas, nga Korfuzi. Në bazili-
kën antike të Butrintit, Tërëshenjtë-
ria e Tij, Vartholomeu psali himne
bizantine, ndër të tjera edhe “Krishti
u Ngjall”.
Mbasdite, në orën 19:30 Patriku
Ekumenik, së bashku me shoqëru-
esit, u pritën ngrohtësisht në mjedi-
set e Manastirit të Shën Vlashit në
Durrës, ku pas dhoksologjisë që u
zhvillua në kishën e manastirit, të
pranishmit vizituan Manastirin dhe
mjediset e Akademisë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”.
Në vijim u shtrua një darkë me
pjesëmanjen e përfaqësisë së Patri-
arkanës Ekumenike, Sinodit të She-
njtë të Kishës sonë, pedagogëve dhe
studentëve të Akademisë Teologjike
si dhe mjaft të ftuarve të tjerë.
Gjatë darkës, e cila u shoqërua
me një program artistik të përgatitur
nga kori dhe instrumentistët e
Radios “Ngjallja”, i pari e mori fjalën
Drejtori i Akademisë, At Luka
Veroni, i cili tha:
“… Është një nder dhe bekim i
veçantë që ju vizitoni edhe një herë
Akademinë Teologjike “Ngjallja e
Krishtit”. Ne kujtojmë me përzemër-
si vizitën tuaj historike tre vjet më
parë, kur Ju ishit Patriku i parë Eku
menik që vizituat tokën shqiptare.
Megjithëse ne përfaqësojmë një nga
kishat më të vogla autoqefale të bo-
tës orthodhokse dhe jemi një kishë
ende në procesin e rindërtimit nga
rrënimi i plotë, ju përsëri erdhët për
të na dhënë kurajo me praninë dhe
fjalët tuaja. Ju na kujtuat se nuk jemi
vetëm, por pjesë e familjes së gjerë
orthodhokse. Prania juaj këtu na
kujton edhe një herë se ju e vlerësoni
kishën tonë dhe tregoni një interesim
të vazhdueshëm për të”.
Ndër të tjera At Luka tha: “ Të
rinjtë orthodhoksë shqiptarë nuk
janë thjesht e ardhmja e kishës, por
marrin pjesë aktivisht në mrekullinë
e ringjalljes”. Në vijim ai foli për arri-
tjet eAkademisë Teologjike me kon-
tributin dhe kujdesin e drejtpërdrejtë
të Kryepiskopit Anastas.
Më pas përshëndeti Tërëshenjtë-
ria e Tij, Patriku Ekumenik, i Cili
ndër të tjera tha:
“Me gëzim të madh ndodhemi
afer jush dhe shijojmë dashurinë tu
aj, si dhe këtë tryezë të ofruar buja-
risht. Ju falënderojmë për pritjen
dhe përkujdesjet, por ju falënderoj-
më sidomos për dashurinë tuaj. Ju
përgëzojmë ju, studentëve dhe
studenteve, sepse zgjodhët studimin
e Shkencës së Shenjtë të Teologjisë,
si mjet për motivimin tuaj për
fonnimin e karakterit tuaj, por edhe
si mjet ofrimi përkundrejt të
afermëve tuaj.
(vijon në faqen 6)
Tërëshenjtëria e Tij, Patriku Ekumenik Vartholomeu I
vizitoi përsëri Shqipërinë
(vijon ngafaqja 5)
Megjithëse e dimë se është në
kundërshtim me modestinë tuaj, Ju
përgëzojmë edhe ju Fortlumturi
vëlla, Kryepiskop i Tiranës dhe i
gjithë Shqipërisë, për iniciativën e
themelimit të kësaj shkolle teolo
gjike si dhe për mundimin që keni
derdhur përsa i përket organizimit
dhe funksionimit efikas të saj. Gji-
thashtu përgëzojmë dhe lavdërojmë
të gjithë ata që kanë punuar për
thellimin, paisjen dhe forcimin e saj
si dhe mësimdhënien në të.
Shkolla teologjike është më se e
nevojshme në çdo kishë lokale auto-
qefale, pasi formon bashkëpunëto-
rët e saj, parapërgatit klerikët e saj
dhe përcjell në shoqëri nëpërmjet
autoritetit të bashkëpunëtorëve të saj
normat sociale të krishtera të
nevojshme dhe virtytet.
Pra kini për detyrë të dashur stu-
dentë që tëjepeni me zell në studimin
e Shkrimeve të Shenjta, në historinë
kishtare, në doktrinat e etërve, në
jetët e shenjtorëve dhe në të gjitha
mësimet që bëhen në Shkollat Teo
logjike, në mënyrë që të përfitoni
dijen e kërkuar, sigurisht, kjo
paralelisht me besimin dhe virtytin.
Perëndia e do njeriun të dhemb-
shur dhe studioz dhe i shpërblen ata
që me përulësi dhe frikë Perëndie
studiojnë përmes shkëlqimit në
zemrat e tyre të dritës së hyjshme
të diturisë dhe urtësisë më të lartë,
nëpërmjet së cilës Fryma e Shenjtë
ndriçon të gjithë ata, që me
sinqeritet dhe dashuri pa interes e
duan Perëndinë…
Jemi të sigurt se keni edhe ju
zellin, besimin dhe predispozicionin
e ushtrimit shpirtëror dhe se nën
drejtimin e Fortlumturisë Suaj,
Kryepiskopit Anastas, Profesorit të
spikatur të Teologjisë, dhe bashkë-
punëtorëve të denjë të Tij, do të keni
sukses dhe ju me ndihmën e Zotit
dhe mësimdashjen tuaj të formëz-
oheni aq sa duhet që ta evidentoni
shkollën tuaj teologjike si një ndër
më të mirat e kishave orthodhokse.
Pastaj, iu drejtua të pranishmëve
Kryepiskopi Anastas: “Tërëshenjtë-
ri, Hirësi që ndodheni këtu, shumë
të dashur vëllezër. Zemra jonë mbu-
shet me shumë gëzim dhe mirënjo-
hje që ju kemi në mes nesh, duke
kujtuar psaltirin që thotë: Si do t’ia
shpërblejmë Zotit për të gjitha ato
që na ka dhënë ne.
Më pas, Fortlumturia e Tij thek-
soi: Kur këtu në Shqipëri vazhdonte
persekutimi ateist Patriarkana Mëmë
e Konstandinopojës mendonte
papushim për ngjalljen e Kishës dhe
se çdo të ndodhte më pas. Ju jemi
thellësisht mirënjohës, si Kishës
mëmë të Konstandinopojës ashtu
edhe Juve personalisht, për kujdesin
dhe dashurinë e veçantë që treguat
për Kishën e Shqipërisë. Ju jemi mi-
rënjohës, se pas gjithë atyre vjetëve
me përvojën dhe autoritetin tuaj e
mbështetët Kishën tonë, në mënyrë
që ajo të eci me ritme të shpejta.
Ndër të tjera, Kryepiskopi
Anastas tha: Jo pa qëllim, Ju e filluat
Simpoziumin nga qyteti i Durrësit,
që është një breg tjetër i rrugës
Egnatia, e cila fillon që nga Konsta-
ndinopoja e vjen deri këtu. Juve kë-
tu ndiheni në shtëpinë tuaj dhe e
filluat këtë aktivitet nga një pjesë e
kësaj”.
Në fund të fjalës së tij, Kryepi
skopi Anastas tha: Së bashku me të
gjithë pjesëmarrësit që ndodhen
këtu, do të doja t’ju falenderoja me
gjithë shpirt për këtë nder që na bëtë
me prezencën tuaj. Ju uroj suksese
për zhvillimin e Simpoziumit, që
organizohet me nismën tuaj. Duke
u ndodhur në periudhën midis Ngja
lljes dhe Pentikostisë, Ju urojmë, që
jeta juaj të jetë e mbushur me gëzi-
min e Ngjalljes dhe ndriçimin e
Pentikostisë.
Në vijim e mori sërish fjalën
Patriku Ekumenik, i cili iu drejtua
të pranishmëve: “Pavarësisht se u
lexua mesazhi dhe përshëndetja ime
drejtuar studentëve të Akademisë,
dua të shpreh edhe njëherë gëzimin
dhe emocionet e mia për denjësimin
që më bëri Perëndia të ndodhem pë-
rsëri mes jush. Si për koiçidencë vi
zita ime këtu përkon me 10-vjetorin
e ardhjes tuaj këtu në Shqipëri, si
dhe me 10-vjetorin e funksionimit
të Akademisë Teologjike. Pikërisht
kjo tregon, se Fortlumturia e Tij, që
me ardhjen në krye të Kishës Ortho
dhokse Autoqefale të Shqipërisë,
kishte si synim të ndërtonte shkollën
teologjike, që është aq e nevojshme
për Kishën. Dhe me sa shumë urtësi
do të thoja në mënyrë profetike i
dha emrin e Ngjalljes kësaj Akade-
mie, sepse bëhet fjalë për Ringjalljen
e Kishës Orthodhokse këtu në Shqipëri,
një Ngjallje, të cilën e realizon një
ngjallës, që përkon me emrin
Anastas të Kryepiskopit dhe është
një ngjallje që filloi para 10 vjetësh
e vazhdon të shtrihet në të gjithë se-
ktorët e jetës kishtare këtu në Shqi-
përi. Jo vetëm Kisha mëmë e Konsta-
ndinopojës, e cila mori edhe nismën
parësore, jo vetëm bota orthodho
kse, por edhe ajo joorthodhokse
ndjekin pikërisht këtë mrekulli të
Ngjalljes këtu në Kishën Shqiptare.
Kisha mëmë e Konstandino^pojës
mburret dhe lavdërohet me Kishën
në Shqipëri, pasi përpjekjet e saj ia
arritënqëllimit…. Tashmë bijtëemi
të dashur përgatituni dhe ju, në më-
nyrë që të mund të vazhdoni këtë
mrekulli të Ngjalljes. Fortlumturia
dhe bashkëpuntorët e Tij ndërtuan
themelet e kësaj Kishe, që ecurinë e
mëtejshme të saj ta vazhdoni ju.
Në fund të fjalës së Tij, Patriku
Ekumenik theksoi: Ardhja ime këtu,
qoftë edhe për pak kohë, është një
tregues i respektit të madh që kam
për ju. Ju falënderoj për këtë gëzim
që na jepni. Falënderojmë udhëhe-
qësit e këtij vendi për mbështetjen
që i dhanë Fortlumturisë së Tij në
këtë vend. E dimë të gjithë, edhe
shteti shqiptar dhe c gjithë bota, se
Fortlumturia e Tij punon për dashu-
rinë dhe për solidaritetin. Punon për
gjithë Shqipërinë e në veçanti për
Kishën Orthodhokse Autoqefale të i
Shqipërisë, për të cilën Perëndia e
zgjodhi që të jetë timonieri dhe
udhëheqësi. Kryepiskopi, gjatë
këtyre viteve dha shembullin e Tij
përsa i përket dialogut me komuni-
tetet fetare. Ju falënderoj për kon-
certin e bukur që organizuat dhe ju
përqafoj të gjithëve atërisht. Krishti
është mes nesh!”
Në përfundim, midis Tërë-
shenjtërisë së Tij dhe Kryepiskopit,
në frymën e vëllazërisë dhe të dashu-
risë u shkëmbyen dhurata simbolike.
Të nesërmen, 6 qershor, në orën
8.30, Tërëshenjtëria e Tij, Patriku
Ekumenik, i shoqëruar nga Kryepi
skopi Anastas, vizitoi Kishën e re të
Durrësit, kushtuar Apostull Pavlit
dhe Shën Astit, ku u prit përze-
mërsisht nga klerikë dhe besimtarë
durrsakë. Më pas ata u drejtuan për
në port, ku hipën në anijen “Festos
Palas”, për të vazhduar me pro
gramin e Simpoziumit.
Korresp. i “Ngjalljes” I