Mbas një deklarimi pozitiv të Presidentit Berisha dhe krijimit të përshtypjes, se mbase, më në fund, diçka mund të lëvizë në kthimin e Manastirit të Ardenicës, janë vërejtur dukuri mjaft shqetësuese:
Kështu, më 21 qershor natën, ka pasur tentativa për vjedhje, por është sprapsur nga rojet. Janë vërejtur lëvizje të dyshimta nga persona që pretendonin se kishin ardhur për të Qetur në pikën turistike. Eshtë prishur ndriçimi i mjedisit etj. Ka lindur kështu përshtypja se dikush do që t’i lëjë Kishës “tokë të djegur” për momentin kur shpresohet që i gjithë manastiri t’i kthehet besimtarëve orthodhoksë.
Për këtë arsye, janë përforcuar rojet dhe është lajmëruar dega e Rendit Lushnjë e MPB, por kërkohet vëmendje maksimale, që të mos lejohet dëmtimi i kësaj perle të Orthodhoksisë shqiptare.