EmailFacebookKontakt

Tendeciozitet që deformon realitetin

Qëllimi i shtypit është informimi objektiv i publikut. Pavarësisht këndvështrimeve politike, që sjell interpretime të ndryshme në media të ndryshme, detyrimi etik dhe ligjor është paraqitja me vërtetësi e fakteve. Por, për fat të keq, edhe faktet deformohen në mënyrë ska- ndaloze dhe për më shumë, nuk zbatohet as detyrimi ligjor i së drejtës për të përgënjeshtruar.

Kështu, në gazetën “Shekulli” të dt. 30.12.2012, në faqen e saj të parë (dhe në faqet 4-5), është ndër- marrë një keqinformim i opinionit publik, duke vendosur në gojën e Kryepiskopit Anastas, fraza që nuk i ka thënë kurrë. Konkretisht është

shkruar: “Janullatosi: “shqiptarët po më kërcënojnë, Greqia të rea- gojë… Fëmijët mësojnë në shko- llë të urrejnë Greqinë” etj. Këto nuk gjenden në tekstin e intervistës dhe janë shtrembërime të pastra të së vërtetës. Ato nuk mund të justi- fikohen as me “të drejtën” e reda- ksisë për të nxjerrë titujt që dëshi- ron. Nuk mund të nxjerrësh si citim në titull diçka që nuk është thënë në intervistë, madje është në kun- dërshtim me çka është thënë!

Në përkthimin e intervistës së dhënë nga Kryepiskopi Anastas në televizionin shtetëror grek “Net”, që botohej te “Shekulli”, me shkur- time të përzgjedhura qëllimshëm,

kishte shumë mangësi, keqkuptime me dashje dhe përdorim tendencioz të frazave jashtë kontekstit.

Edhe më skandaloze bëhej kjo duke nxjerrë në titull: “Kryepisko- pi, probleme me shëndetin. Vuan nga kanceri”. Kryepiskopi Anastas përmendi në intervistën e tij edhe këtë çështje vetëm për t’iu dhënë forcë atyre që përballen me proble- me të vështira shëndetësore. Vetë ai, në vitin 2005, u diagnostikua me kancer të tiroideve, por pas një ope- racioni të suksesshëm, u shërua plotësisht dhe vazhdon të punojë pa u lodhur dhe të jetë mjaft aktiv si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, me një krijimtari të pasur.

Pas reagimit zyrtar të Kishës, drejtuar gazetës, u bë përsëri një tjetër padrejtësi. U veçua pjesa që

i takonte opinionit fantazioz të z. Li- sien Bashkurti (që u botua edhe ajo me shkurtime), dhe u la krejtësisht mënjanë pjesa ku reagohej ndaj deformimit të intervistës bërë nga gazetari dhe redaksia. Jo vetëm kaq, por disa ditë më pas përsëri u bë një keqinterpretim i një interviste tjetër të Kryepiskopit Anastas, duke nxjerrë një titull që binte plotë- sishtndeshme frymëne saj… (Për- gjigjen e plotë mund ta lexoni në www.orthodoxalbania.org).

Me sa duket, shtypi i është nën- shtruar paragjykimeve të atyre që e kanë në dorë dhe si shumë gjëra të tjera, është palë në deformimin e përditshëm të së vërtetës, duke shtuar ankthin, çoroditjen, mosma- rrëveshjet, dasitë dhe agresivitetin e publikut të tij.

-Gazeta “Shekulli”,por edhe të tjera,përshtatin shkrimet
meparagjykimet e tyre, duke keqinformuarpublikun-