ARQIPESHKVISE KATOLIKE, SHKODER
Marrim pjesë me gjithë zemër në hidhërimin për fjetjen e Kardinalit të shumërespektuar Mikel Koliqi, duke u lutur, që Perëndia, që aq shumë deshi, të prehë në gjirin e Tij shpirtin e tij të zgjedhur. Besimi i palëkundur tek Krishti, përkushtimi i tij tek Ungjilli i dashurisë, krijimtaria shpirtërore e jashtzakonshme, dhe qëndresa e tij martirike ndaj dhunës ateiste, do të frymëzojnë përherë brezat më të rinj. I përjetshëm kujtimi i tij.
Tiranë, më 29 janar 1997
Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë
Prof. Dr. Anastasi