Me hidhërim të thellë morëm vesh vrasjen e të ndjerit Sali Tivari, Sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman. Çdo krim është gjithmonë i urryer dhe absolutisht i dënueshëm, aq më tepër kur ka si objektiv personalitete fisnike, që kanë punuar për zhvillimin shoqëror dhe për bashkekzistencën paqësore të komuniteteve fetare në Shqipëri.
Familjes së të ndjerit dhe Komunitetit Mysliman u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për humbjen e njeriut të dashur dhe të një drejtuesi të çmuar.
I përjetshëm kujtimi i tij!
+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Dt. 14.01.2003