EmailFacebookKontakt

Telegram ngushëllimi i Patrikut Ekumenik

Fort i lumtur Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë,

Vella fort i dashur dhe i shtrenjtë me Krishtin Perëndi dhe bashkëmeshtar i Modestisë sonë, zoti Anastas, duke përqafuar Vëllazërisht me Zotin Fortlumturinë Tuaj fort të respektuar, ju përshëndesim me kënaqësi të madhe.

Me hidhërim të madh mësuam për Fjetjen më Zotin të të paharruarit Dhimitër Beduli, ofiqar i Kishës Mëmë të Shenjtë dhe të Madhe të Krishtit, bir i zgjedhur dhe i përkushtuar të Kishës sonë, të cilës i dha kaq shumë.

Duke i shprehur ngushëllimet Fortlumturisë suaj fort të dashur dhe të shtrenjtë për këtë ngjarje të hidhur, u shprehim ngushëllimet tona pjesëtarëve të familjes së tij, duke u lutur që Krishti Perëndia ynë që ka pushtetin edhe mbi të gjallët edhe mbi të vdekurit ta prehë shpirtin e tij të lumur në vendin e të drejtëve të Tij.

Duke përqafuar vëllazërisht Fortlumturinë Tuaj, i lutemi Zotit tonë Iisu Krisht, t’ju fali jetë të gjatë, të shëndoshë dhe shpëtimtare, për të mirën e Kishës. Mbetemi me dashuri të thellë më Krishtin, dhe çdo nderim.

28 Janar 1996

Vëllai i dashur më Krishtin i Fortlumturisë Suaj fort të respektuar
+Varthollomeu i Kostandinopojës.