TELEGRAM
ngushëllimi
i Kryepiskopit Anastas
për ndërrimin e jetës
së Papa Gjon Palit II
Shkëlqesisë së Tij Angelo
Cardinal Sodano,
Vatikan
Ne marrim pjesë në hi- dhërimin e thellë për ndë- rrimin e jetës së Papës së Madh Gjon Pali II, të këtij perso- naliteti të jashtëzakonshëm fetar, vizionari kurajoz dhe lideri të shquar botëror, i cili duke e dashur Krishtin me gjithë qenien e tij, luftoi me iniciativë të frymëzuar hi- storike, me këmbëngulje dhe forcë unike për mbizotërimin e dashurisë mbarëbotërore, paqes, drejtësisë dhe pajtimit midis popujve të besimeve të ndryshme, duke lënë vulën e tij të ndritshme në historinë moderne. Duke kujtuar me mirënjohje dashurinë e tij të veçantë për Shqipërinë, lute- mi me përulësi që Perëndia t’ i falë prehje mes shenjtorëve të tij, që rrezatojnë dritën e Kryqit dhe të Ngjalljes së Krishtit në mbarë botën.
+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës,
Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë
Tiranë, 3.4.2005