E Diela e Orthodhoksisë, 24 mars
Të shprehim dashurinë për vëllezërit tanë të panjohur
– Fjala e Kryepiskopit Anastas gjatë Liturgjisë Hyjnore –
T
ë gjithë e dimë se sot festojmë të Dielën e Orthodhoksisë.
Kujtojmë madhështinë dhe rrezati- min e saj në gjithë botën gjatë kë- tyre shekujve. Një shprehje e bu- kur e këtij besimi orthodhoks është ndihma reciproke dhe dashuria për njëri-tjetrin. Një Kishë lokale nuk mbyllet brenda “burgut” të saj, ku mendon në mënyrë egoiste vetëm
për interesin e vet, por ajo merr pjesë aktive në gëzimin dhe për- gjegjësinë që ka për të transmetuar Ungjillin e paqes në mbarë botën.
Një shprehje e kësaj përgje- gjësie dhe ndihme reciproke për njëri-tjetrin është pikërisht mble- dhja e ndihmave për enori dhe kisha më të varfra jo vetëm këtu te ne, por edhe në Afrikë, Azi dhe kontinente të tjera. Është rasti për ta treguar këtë ndihmë reciproke me një mënyrë konkrete.
50 vitet e fundit në Kishën tonë Orthodhokse është zgjuar përsëri interesimi për të bërë hierapostu- llim në vende të tjera. Pikërisht kjo e diel i kushtohet edhe këtij detyri- mi që kemi. Gjithçka që do mbli- dhet sot nga të hollat që do jepen kur të dalë dhisku do të shkojë për një enori shumë më të varfër se
ne, e cila ndodhet në Afrikë. Për- para 22 vjetësh, në fillimet tona, ne ishim Kisha më e varfër ndër Ki- shat e tjera. Por dashuria e shumë njerëzve të panjohur dhe bujaria e tyre na dha mundësinë që ta krye- nim Liturgjinë jo në rrënojat e ki- shave të vjetra e të shkatërruara, por të ecnim me shpejtësi në këtë zhvillim kaq të madh që ka Kisha.
Lavdërojmë Perëndinë për dhuratat që na ka dhënë, por nuk duhet të harrojmë faktin se Perë- ndia përdori njerëz për të na ndih- muar. Dhe jo të mëdhenjtë e të fuqishmit, por njerëz të thjeshtë, të dashur, që e ndienin brenda tyre varfërinë tonë.
Ndaj dua t’iu lutem të gjithëve, që të jemi sot edhe më bujarë në dhuratën që kemi për të ofruar. Nuk ka shumë rëndësi sasia që ke-
mi për të grumbulluar. Janë pikë- risht ato “dy monedhat e vogla të vejushës” që kanë rëndësi. Ato bekon Perëndia!
Ndaj dua përsëri t’ju lutem, që të lavdërojmë Perëndinë që na bëri të denjë të bëjmë pjesë në Kishën e Shenjtë Orthodhokse Katholike dhe Apostolike dhe të shprehim dashurinë për vëllezërit tanë të panjohur që ndodhen larg nesh, të cilët kungohen me të njëjtin Trup dhe Gjak të Krishtit, siç bëjmë edhe ne, duke ndarë me ta atë pak ose shumë që kemi.
Dhe Perëndia të na bekojë të gjithë, që të ndiejmë çdo ditë e më shumë të vërtetën, fuqinë, bukurinë dhe hirin e Kishës në të cilën bëjmë pjesë, e cila përqafon me dashuri- në e saj gjithë botën, pa bërë kurr- farë dallimi.