Të rrisim respektin dhe kujdesin për veprën e Perëndisë – Mjedisin
– Mbrojtja e tre tipeve të ekosistemeve: Laguna e Nartës, Lumi i Vjosës, pyjet e Zvërnecit e
Llogorasë – nismë e mrekullueshme e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë –
Horizonti i Orthodhoksisë nuk përfshin
vetëmgjëra njerëzore, por edhe interesimin
e saj të drejtpërdrejtë për mbarë krijesën.
Ndërsa ekuilibri i mjedisit natyror gjithnjë
e më shumë pëson çrregullime nga ndër-
hyrja epalogjikshme e njeriut, Orthodhok-
sia ftohet që të gjallërojë ndjeshmërinë ndaj
natyrës, e cila shfrytëzohet egërsisht nga pa-
ngopësia njerëzore dhe të kontribuojë në ku-
fizimin e histerisë konsumiste me anën e
“setëpërmbajtjes” – e cila është pjesë për-
bërëse e “frytit të Shpirtit të Shenjtë” (Gal..
5:22). Gjithashtu, të kultivojë respektin the-
Ibësor ndaj mjedisit natyror, duke theksuar
uazhdimisht se ai është vepër e Perëndisë
dhe duke zbuluar shenjtërinë e funksiona-
litetin që kanë të gjitha krijimet e tij.
Prof. Dr. Anastasi
Të rrisim respektin dhe kujdesin për veprën
e Perëndisë – Mjedisin
Mbrojtja e tre tipeve të ekosistemeve: Laguna e Nartës, Lumi i Vjosës, pyjet e Zvërnecit e Llogorasë –
nismë e mrekullueshme e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Për këtë, Fortlumturia e Tij,
Anastasi, Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe i gjithë Shqipë-
risë, mori iniciativën dhe po
realizon një projekt bashkëpu-
nimi midis shkencëtarëve
shqiptarë dhe grekë për mbroj-
tjen dhe manazhimin e mjedisit
në Shqipëri. Sigurisht që ky
është një projekt pilot, i cili më
vonë do të mund të pasohet
edhe me projekte dhe bashkë-
punime të tjera. Projekti po
realizohet nga Fondacioni
“Frymë Dashurie”, nga bashkë-
punimi shkencor i specialistëve
më të mirë shqiptarë në fushën
e mbrojtjes së mjedisit, si dhe
nga homologët e tyre grekë të
Universitetit të Selanikut dhe
atë të Athinës.
Projekti është i ndarë në tre
pjesë të rëndësishme për mbroj-
tjen e natyrës së vendit tonë.
Së pari një rëndësi e veçantë
i është dhënë zonës së qytetit
bregdetar dhe turistik Vlorës,
tre tipeve ekosistemesh fqinj
dhe të ndryshëm në Shqipëri:
Laguna e Nartës, Lumi Vjosë,
ekosistemi pyjor i ishujve
Zvërnec dhe Parkut Kombëtar
Llogara.
Laguna e Nartës me grykë-
derdhjen e lumit Vjosë në pje-
sën veriore të saj, gjirin e Vlorës
në jug, ishujt e Zvërnecit, me
pyjet e dendur dhe Parku
Kombëtar i Llogarasë, përbëjnë
rrjetin natyror të tipeve të
ndryshëm dhe vendeve spe-
cifike si dhe të një ekuilibri eko-
logjik të pakrahasueshëm.
Kënetat, brigjet ranore të dhë-
mbëzuar me bimësinë kara-
kteristike, krijojnë një zonë të
tepër tërheqëse natyrore, me
biolarmi të rëndësishme dhe
vlerë të madhe ekologjike.
LAGUNA E NARTËS ka
sipërfaqe 41.8 km2, pothuajse
1/3 e saj përdoret si kripore
(Skrofotine), ndërsa ndahet
nga Deti Adriatik nëpërmjet
një rripi toke bregdetare me
gjatësi 8 m dhe gjerësi 100-1400 m.
Komunikimi i Lagunës dhe
detit Adriatik behet nëpërmjet
dy kanaleve.
LUMI IVJOSËS ka si shtrat
kryesor: luginën ndërmjet Ma-
lit të Zi , Valias Kaida , Zagori,
vargmalet Timfi dhe Trapezica,
fushën e Konicës (Voidhomati),
buron, në zonën ndërmjet Ma-
lit të Zi dhe Mezovos dhe
derdhet mbi gjirin e Vlorës dhe
lagunën e Nartës. Mbasi për-
shkon 98 km në territorin grek
dhe 181 km në territorin shqip-
tar, ai derdhet në detin Adria
tik. Eshtë një nga lumenjtë më
të mëdhenj të Shqiperisë. Duke
kaluar nga një reliev shumë i
thyer, male që arrijnë deri në
lartesinë 2485m, ai derdhet në
veri të Lagunës së Nartës në
krahinën më të gjerë të Vlorës.
Zig-zaget bashkë me ishujt e
vegjël që formohen për shkak
të madhësisë së tyre në kombi-
nim me brigjet e thikat kur
ngushtohet gjerësia e lumit,
krijojnë një peisazh me bukuri
të veçantë. Ky lumë përbën një
rezervë natyrore si në nivel
kombëtar ashtu edhe atë
ndërkombëtar.
Dy ishujt që gjenden në pje-
sën jugore të Lagunës përbëjnë
gjithashtu një pjesë karakteri-
stike të kombinimit natyror të
Lagunës së Nartës. Në një nga
këto dallohet Manastiri i njo-
hur “Fjetja e Hyjlindëses”,
Zvërnec, i ndërtuar në she-
kullin XIV.
ISHUJT E ZVËRNECIT me
një rëndësi të veçante ekologji
ke, vlerë historike dhe estetike
përbejnë një nga elementet më
të rëndësishëm pamorë të
kombinimit hidrografik të Nar-
tës. Gjithashtu këta ishuj në
kombinim me një numër të
madh vendesh të një vlere të
veçantë arkeologjike dhe histo
rike, të ndertuar në zonën e
Nartës, mund të vlejnë si bazë
e rëndësishme trajnuese për
mësimdhënien e ekologjisë dhe
sociologjisë brezit të ri.
PARKU KOMBËTAR I
LLOGARASË gjendet rreth
40 km në jug-lindje të qytetit
të Vlorës, në kufirin ndërmjet
Detit Adriatik dhe Detit Jon. I
detyrohet formimit të tij një
pellgu mbledhjesh ujore, sipër-
faqe 1010 ha, nga të cilat
800 ha janë pyje, ndërsa
sipërfaqja tjetër mbulohet nga
livadhet, kullota dhe vendet
shkëmbore të thepisura.
Temperatura është afërsisht
30° dhe lartësia nga siperfaqja
e de tit luhatet ndërmjet 470-
2018 m, me majën më të lartë
Qore. Gurët bazë janë gelqerorë
dhe zona klasifikohet në zonën
mesdhetare klimaterike, me
temperaturë mesatare 10° C
dhe rreshje mesatare vjetore
2500mm.
Për mbrojten, administrimin
dhe evidentimin e tërë ZONËS
SË NARTËS, do duhet të
lidhen, si rrjet fizik, dhe të fun-
ksionojnë harmonikisht dhe në
mënyrë plotësuese ekonjësitë:
lagunë-lumë-pyll.Lidhja, vlerë-
simi dhe evidentimi i këtyre
njësive si një tërësi unike, ko-
mbinon një objekt të plotë kër-
kimi, studimi, vëzhgimi, vizite
dhe trajnimi me interes te gji-
thanshëm dhe qëllim analog.
Ky projekt ambicioz do të kon-
kretizojë këtë program për
mbrojtjen, administrimin vle-
rësimin e drejtë dhe zhvillimin
jetik të zonës.
Më konkretisht me konkreti-
zimin e Programit synohet të
përcaktohet një sistem i plotë
vëzhgimi të cilësisë së ujërave
të lumit Vjosa (instalim të një
rrjeti të përhershëm vëzhgimi)
dhe ekosistemet që kontri-
buojnë, furnizojnë dhe ndikojnë
seriozisht, si ajo e Lagunës së
Nartës.
Do të formulohen analiti-
kisht, veprime konkrete admi
nistrative dhe vepra, për mbroj
tjen, ruajtjen, vëzhgimin dhe
evidentimin si të ekosistemit
pyjor të ishujve të Zvërnecit
ashtu dhe të Parkut Kombëtar
te Llogarasë.
Projekti synon regjistrimin e
saktë të burimeve të parkut si
florën, faunën, bimësinë, regji
strimin e infrastrukturës së
zonës, analizën dhe vlerësimin
e të dhënave si dhe krijimin e
një dosjeje përfundimtare të
dhënash, i cili do të pasurohet
më tej në të ardhmen.
Në kuadrin e Projekit Admi-
nistrues që do të hartohet, shi-
kohet mundësia e krijimit të
një Qendre Studimi të Mje-
disit, Kërkimi, Informimi dhe
zhvillimi ekoturist i qytetit të
Vlorës. Qendra do të funks io-
nojë nën kujdesin e Fondacionit
“Frymë Dashurie” dhe do të
strehohet në ndërtesat ekzis-
tuese të Kishës derisa të përga-
titen ambientet e duhura dhe
të përshatshme.
Administrimi i mbetjeve
të ngurta të zonës së Vlorës
dhe përgatitja për veprat e
duhura për mbrojtjen e mjedi-
sit (rehabihtimi i vendeve të
hedhjes së mbeturinave dhe i
mbulimit nën dhe higjenike të
tyre) është një tjetër pjesë e
këtij projekti pilot. Paralelisht
programi synon në sjelljen dhe
futjen e parimeve dhe mjeteve
të shkencës në administrimin
e mbetjeve të ngurta në shoqë-
ritë lokale, si dhe shërbimet
kopetente dhe avancimin e
politikës së administrimit të
mbetjeve të ngurta e cila është
e adaptuar nga BE.
Programi nuk mund të quhej
i plotë pa kryer edhe formimin
ambientalist të kuadrove të
rinj. 15 të rinj shqiptarë të di-
plomuar për biologji, inxhinieri
pyjesh dhe inxhinieri të mbroj-
tjes së mjedisit po kualifikohen
në fushën e administrimit të
mbrojtjeve të ngurta si dhe në
mbrojtjen dhe administrimin e
ekosistemeve natyrore.
Ky program trajnues, i pari i
llojit të vet i organizuar në
vendin tonë ka një kohëzgjatje
prej 100 orësh dhe leksionet e
tij mbahen nga specialistë të
shquar të mbrojtjes e mjedist
shqiptarë dhe grekë. Qëllimi i
tij është që të ndihmojë në
krijimin e kuadrove të rinj ve-
ndas në ndihmë të administra-
tës shqiptare dhe më gjerësisht
në shoqerinë lokale. Mbas këtij
kursi ata do të jenë të aftë të
marrin pjesë konkretisht në
implementimin e studimeve të
veprave të propozuara në fusha
të tilla që permban ky projekt i
madh i mbrojtjes së natyrës të
vendit tonë.
Përgatiti Evis Pano