Të rinjtë orthodhoksë në
veprimtari ndërkombëtare
Para pak kohësh u
zhvillua në Suprasl të Po-
lonisë “Instituti botëror
rinor”. Kjo është një ve
primtari që bëhet çdo vit
nga Organizata e të rinjve
Orthodhoksë Polakë dhe
“Syndesmos”. Në të morën
pjesë të rinj orthodhoksë
nga vende të ndryshme, si
Rusia, Bullgaria, Libani,
Rumania, Shqipëria etj.
Tema e kësaj veprim-
tarie lidhej me misionin e
brendshëm dhe të jashtëm
të orthodhoksisë dhe me
rolin që duhet të luajnë të
rinjtë në përmbushjen e
tij. Në aktivitet ishin të
ftuar si folës klerikë e mi-
sionarë orthodhoksë nga
Rusia, Amerika, Greqia e
Polonia, të cilët parashtru-
an probleme, iu përgjigjën
pyetjeve të të rinjve dhe
diskutuan bashkë me ta.
Veprimtaria zhvillohet
pranë manastirit të Su
praslit, i cili vitin e kaluar
festoi 500-vjetorin e the
melimit. Të rinjtë ndoqën
shërbesa e Liturgji, u ta
kuan e biseduan me mur-
gjit dhe ndihmuan për
punë të ndryshme.
Gjatë ditëve në va-
zhdim, pjesëmarrrësit vizi-
tuan dhe përjetuan misti-
çizmin e manastirit të
Grabarkës, i cili është i
njohur nga të gjithë or-
thodhoksët polakë për
pelegrinazhin e përvit-
shëm që zhvillohet atje.
Të rinjtë patën nderin
të takohen me Fortlum-
turinë e Tij, Mitropolitin e
Varshavës dhe të gjithë
Polonisë Sava, si dhe Hi-
rësinë e Tij, Episkopin e
Bialystokut Jakovim.
Ditët e fundit ata
vizituan Seminarin teolo-
gjik në Varshavë dhe ndo-
qën Liturgjinë Hyjnore në
Katedralen e Varshavës.
Megjithëse nga vende
të ndryshme, të rinjtë
arritën që në ditët e para
të krijonin një atmosferë
të ngrohtë e vëllazërore,
duke bërë që çdo pjesë-
marrës të përjetonte se
çdo të thotë të jesh anëtar
i familjes së madhe të
krishterë.
Me mbresa të pashly-
eshme, me ide dhe përvoja
të reja, me vetëdije për mi
sionin që duhet të për-
mbushë çdo i krishterë në
këtë fundshekulli, të rinjtë
u larguan nga Polonia,
duke falenderuar organi-
zatorët dhe mbi të gjitha
Perëndinë për dashurinë
dhe madhështinë e Tij.
Korresp. i “Ngjalljes”