EmailFacebookKontakt

Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja

Të rinjtë nuk janë
vetëm e ardhmja,

por edhe e tashmja
Në këto ditë të bukura pranve-
re, në datat 10-11 prill të rinj ortho-
dhoksë nga zona të ndryshme të
Elbasanit u mblodhën në Manastirin
e hirshëm të Shën Joan Vladimirit
për të mësuar dhe për të punuar
njëkohësisht artikuj të ndryshëm ki-
shtarë. Ky aktivitet drejtohej nga
katekistë të cilët takohen çdo javë
me këta të rinj në zonat e tyre për-
katëse duke bërë mësime kateki-
zmi. Në këtë aktivitet dyditor morën
pjesë të rinj nga Gjinari, Shtërmeni,
Cërriku, Tirana, Gramshi, Elbasani
dhe Shën Joan Vladimiri etj.
Programi u fokusua në mësimin
e punimeve të ndryshme kishtare si:
komboskinë, kryqe dhe ikona me
zbukurime.
Megjithëse fokusi i këtij aktivi-
teti ishin punimet e dorës, nuk mu-
nguan edhe aktivitetet shpirtërore.
Në mbrëmje u krye Shërbesa e
Mbrëmësores dhe më pas për të
gjithë të pranishmit u dha një film
dokumentar me temë shpirtërore.
Të dielën në mëngjes, të rinjtë
morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore
që kryhej në kishën e Shën Joan
Vladimirit nga atë Stavri Çipi, ditë
që përkiste me javën e pestë të
Kreshmëve të Mëdha ku kremto-
hej Maria e Egjiptit.
R. Pelushi, E. Shqau