EmailFacebookKontakt

Të rinjtë e Kishës sonë në “Shtëpinë Orthodhokse të Shpresës”

Në datën 21.03.2021, të Dielën e Orthodhoksisë, Zyra e Rinisë së Kryepiskopatës, së bashku me një përfaqësi nga grupi rinor Orthodhoks i Tiranës, morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore në Manastirin e Hirshëm të “Shën Vlashit” Durrës.

Duke pasur parasysh gjithmonë mbështetjen e njerëzve në nevojë, pas Liturgjisë Hyjnore u organizua një vizitë në “Shtëpinë Orthodhokse të Shpresës”, e cila, nën kujdesin e Kishës sonë, strehon, arsimon dhe ndihmon fëmijë pa përkrahje dhe me vështirësi ekonomike nga qytete të ndryshme të vendit.

Drejtuesve të saj iu dorëzuan 100 mijë lekë të rinj dhe prodhime farmaceutike të ofruara nga dashamirës e mbështetës të Zyrës së Rinisë, të cilët vazhdimisht përkrahin nisma bamirësie të organizuara prej saj.

Të rinjtë, gjithashtu, patën mundësinë të vizitonin mjediset e ndryshme të Akademisë Teologjike, duke u njohur nga afër me programin studentor të saj, si dhe me nismat e programet e ndërmarra ndër vite.

Kostandin Shtuni