EmailFacebookKontakt

Të rinjtë e Akademisë Teologjike në ndihmë të të ardhurve

Të rinjtë e Akademisë Teologjike
në ndihmë të të ardhurve
Që në ditët e para të vendosjes të të ardhurve
nga dhuna në Kosovë në mjedise të ndryshme të
Kryeqytetit, studente të Akademisë Teologjike në
Shën Vlash dhe të rinj orthodhoksë u ndodhën pranë
tyre si vullnetarë, për t’i ndihmuar. Ata kontribuan
në përgatitjen e mjediseve të Palestrës së
kompleksit sportiv për të pritur të ardhurit dhe për
shpërndarjen e ndihmave dhe asistencën gjatë
natës.
Gjithashtu, ata kontribuan në kampin e Liqenit
Artificial për pastrimin e mjediseve higjieno-
sanitare dhe në shkarkimin e materialeve të
ndryshme.